Radar
Policia rrugore mbush arkën bosh, mbi 22 mijë gjoba të rënda për 90 ditë!
Gjatë tremujorit të fundit Policia Rrugore ka arrestuar 17 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim që të shmangnin masën administrative të shkeljes së kryer.
Ndërkohë një person është vënë në pranga pas testit të drogës në Tiranë.
66 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 819 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ose për shkelje të tjera të Kodit Rrugorë.
Janë vendosur 22,739 masa administrative, me një mesatare prej 2,274 masash në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparatit celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe për qëndrime të gabuara.