Lidhu me ne

Radar

Në Spitalin e Fierit, mjekët turq paguhen 3 herë më shumë se kolegët shqiptarë


Mjekët dhe infermierët largohen nga Shqipëria për shkak të niveli të ulët të pagave. Por kur vjen puna tek mjeket e huaj, qeveria nuk kursehet.

Një vit më parë u inaugurua Spitali i Fierit, një investim i mundësuar nga qeveria turke. Bashkë me investimin në këtë spital do të shërbenin edhe mjekë e infermierë turq.

Stafi turk i spitalit përfiton shpërblime mujore nga qeveria gati trefishi i pagës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të spitalit të ri.

Euronews Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk.

Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë.

Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

Stafi turk nuk i kushton vetëm shpërblimet shtetit shqiptar. Spitali ka hapur tender për akomodimin e stafit.

300 mijë euro do t’i kushtojë shqiptarëve fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit.

Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38.

Sipas ‘Open Data’, Spitali i Fierit ka shpallur deri tani 25 tenderë për blerja medikamentesh dhe materialesh mjekësorë por 12 janë me fitues.

Vlera e këtyre tenderëve është rreth 400 mije euro. Ndërsa vlera më e madhe e parave të tenderuara nga ky spital janë për karburant rreth 600 mije euro, 700 mijë euro për lavenderinë dhe 300 mijë të tjera për ushqimin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix4 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix4 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix4 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix4 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix4 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal4 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix4 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook