Lidhu me ne

Mix

“Meshkujt ndahen nga unë, ndihen inferior se bëj shumë gjëra në krevat”, Zhaklin Lekatari: Kam 10 vite që s’jam e lidhur

Erfbhntymktuil

Blogerja Zhaklin Lekatari, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe pa komplekse, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta personale.

Në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, aktivistja  dhe drejtuese e blogut të saj prej shumë vitesh, “Tabu.al”, tregoi se për shkak të deklaratave që bën mbi informacionet që lidhen me seksin apo raporton në çift, disa herë ka marrë reagime negative në rrjetet sociale dhe jo vetëm, madje dhe kërcënime.

“Më ka ndodhur edhe në rrugë, më ka ndodhur që kam qenë e përndjekur, më ka ndodhur që kanë qenë përballë që më kanë ndaluar. Por në përgjithësi unë bashkëpunoj edhe me policinë, sivjet nuk kam bërë ende asnjë denoncim por vitet e kaluar kam bërë 4-5 denoncime në vit. Më thonin të mbyllja gojën, të mos flisja më, të mos bëja postime, të heshtja, të vdisja. Nga më të ndryshmet. Nuk kanë qenë njerëz që unë i njoh personalisht. Më ka ndodhur edhe dhunë fikzike, më ka dhembur po edhe policia më ka ndihmuar”, tha ajo në “Natë më Aulonën”.

Zhaklin zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie, dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”.

“Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit. Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrëdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”, zbuloi ajo.

E pyetur se si lindi ky pasion, Zhaklin tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rëndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogut të saj.

“Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gra të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja revoltën time dhe inatin tim me të tjerë”, tha ajo.

MË TEPËR

Radar3 minuta më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Facebook