Lidhu me ne

Radar

“Ky është një ogur i bardhë” – Berisha voton për kryetarin e PD-së në degën Nr.2 në Tiranë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë votën e tij për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së në degën nr.2 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj.Liri Berisha.

Pasi dha votën e tij, Berisha mbajti edhe një fjalë të shkurtër para gazetarëve. Sipas tij ky proces zgjedhor i jep fund “kryetarokracisë në PD” si dhe është një ogur i mbarë jo vetëm për opozitën por edhe mbarë shoqërinë.

“Dua të uroj nga zemra çdo demokrate dhe demokrat të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

 Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.

Por theksoj gjithashtu se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë jo vetëm për PD-në por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti, vetëm një opozitë e vërtetë i ka të gjitha shanset dhe mundësinë për të njgitur PD, për ta shndërruar atë në forcë politike fitimtare. Ndaj edhe një herë urimet më të përzemërta për të gjithë demokratët që votuan.”– tha Berisha.

Këtë të shtunë Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për Kryetar në disa degë të PD-së. Bëhet fjalë për degët: Urë Vajgurore, Poliçan, Mat, Durrës, Gramsh, Lushnjë, Kolonjë, Kurbin, Fushë Arrëz, Pukë, Rrogozhinë dhe në Tiranë në njësitë 2, 4 dhe 15.

Më poshtë lista e kandidatëve për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar16 orë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore16 orë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix20 orë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix20 orë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix20 orë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix20 orë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix21 orë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal21 orë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix21 orë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook