Lidhu me ne

Letersi

Histori prekëse:“Çfarë do të thotë të humbasësh djalin tënd?”

Poem of the week: My Mother says No on Bloomsday by Mary O'Donnell |  Bloomsday | The Guardian

Rrëfimi prekës i një nëne: “Çfarë do të thotë të humbasësh djalin tënd?”.

“Askush nuk mundet ta kuptojë dot, se sa e madhe është dhimbja prej humbjes së një fëmije. Është njëdhimbje që shkon përtej çdo ndjenje. Është thjesht e paimagjinueshme. Është një realitet që të ndryshon gjithçka, të bën të ndihesh e humbur, sepse “Ti i mbijeton vdekjes së djalit tënd”. Asnjë prind nuk duhet tëpërballet me një realitet të tillë. Është një dhimbje që e mban në zemrën tënde, për të mos dëgjuar për tëdisatën herë nga personat përreth “Forca, sepse jeta vazhdon”. Po, është e vërtetë që jeta vazhdon, por çfarë dinë realisht të tjerët për jetën tënde? Sa mund ta kuptojnë ata se sa ka ndryshuar jeta jote, e cila duket sikur nuk të përket më ty?

Të tjerët nuk munden ta kuptojnë dot, se çfarë përjetohet kur imazhi i fundit që ke nga djali yt në mendje, është një trup i ngurtë në mes të shtëpisë. Ai trup që e ke tundur në fëmijëri, ajo fytyrë që e ke dashur, e ke përkëdhelur, e ke shtrënguar në gjoksin tënd. Ai trup, ajo fytyrë, ashtu të ngurtësuara të mbeten gjatënë mendje.

Ky imazh, kjo dhimbje mbetet vetëm jotja. Për të tjerët gjithçka është thjesht një histori si shumë të tjera, të cilat në një moment të caktuar do të harrohen. Për ty ndërkohë, është makthi më i keq, por që nuk ke alternativë tjetër për të mbijetuar. E ndërkohë që koha kalon pa një rregull të përcaktuar, e ndjen akoma më shumë mungesën e tij. Ndjen peshën e vetmisë që nuk të braktis as me kilometra larg shtëpisë, sepse është gjithmonë prania e tij që të mungon.

Mund të kapesh me gjithë forcat e tua tek besimi se një ditë “do ta takosh” sërish birin tënd, por këtu mbi tonë biri të mungon si ajri, dhe koha kurrsesi nuk mund ta lehtësojë mungesën e tij, apo ta zbehëdhimbjen që ndjen. Dhimbja që ndjen mbetet e heshtur, por që të shkatërron përbrenda, sepse asnjëarsyetim njerëzor nuk mundet ta përkufizojë. Gjithë këtë gjendje nuk mundet ta kuptojë askush që nuk është gjendur në të njëjtën situatë, dhe uroj që të mos e provojë asnjë prind”. – Riem Franca

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix16 orë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix20 orë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore20 orë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport20 orë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Mix21 orë më herët

Kjo është piktura më e shtrenjtë e Van Gogh e shitur ndonjëherë

“Orchard with Cypresses” – Piktura e Van Gogh që theu rekordet e ankandeveNë nëntor të vitit 2022, një nga veprat...

Mix21 orë më herët

Dieta volumetrike: Si funksionon modeli i të ushqyerit që “mashtron trurin” për t’ju ndihmuar të humbni peshë

Dieta volumetrike është një qasje ushqimore inovative që synon të ndihmojë në humbjen e peshës pa ndjesinë e urisë apo...

Mix21 orë më herët

Mjalti, 7 përfitimet për lëkurën nga ari i lëngshëm

“Nëse bleta do të zhdukej nga faqja e tokës, njeriut do t’i mbeteshin vetëm katër vite jetë”, – ka thënë Albert...

Aktualitet21 orë më herët

“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët kërkojnë t’i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton...

Radar21 orë më herët

Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja presidentit francez Macron pas shuplakës

Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së...

Facebook