Mix
Çokollatat janë të mira për shëndetin! E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë
BENEFITET E NJË TRAJTIMI TË ËMBËL…
„Çokollatat janë të mira për shëndetin!
E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë.
Duke konsumuar një kuadrat të vogël çokollate çdo ditë:
ËMBËLSONI SJELLJEN – falë serotoninës, hormonit të humorit, do të jeni buzagaz
BËHENI MË TË ZGJUAR – përmban flavanol i cili ju përmirëson memorien dhe procesin e të menduarit;
KTHENI KOHËN MBRAPSHT – mbron lëkurën nga rrezet UV dhe ngadalëson shfaqjen e shenjave të moshës;
FORCONI ZEMRËN – nxit qarkullimin e gjakut, ul presionin e tij, si dhe ul nivelin e kolesterolit te keq (LDL);
JENI MË SENSUALË – rrit nivelet e dopaminës dhe shërben si afrodiziak natyral;
Kujdes! Sigurohuni që çokollata të përmbajë minimalisht 70% kakao.
Sekreti: Konsumi i moderuar