Radar
Berisha i përgjigjet sërish Yuri Kim: Nuk është kurrë orientim i vendit të madh të lirisë, është akt individual!

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur sërish deklaratave të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, pasi e akuzoi se ka ndërhyrë në procesin gjyqësor për statutin e PD.
Berisha e konsideroi “një akt individual” dhe u shpreh se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.
“Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojë SHBA-të dhe vendet e lira.
Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është akt individual, për të cilin ne mënyrë absolute do informojmë me hollësi autoritetet e SHBA”, u shpreh Berisha.