Radar
“Vendi duhet çliruar nga kutërbimi i korrupsionit”/ Thirrja e fortë e Belind Këlliçit
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi me anë të një deklarate në rrjetet sociale, shprehet se në emër të pastërtisë bëhen aferat më të pista.
Këtë deklaratë Këlliçi e bën duke iu referuar aferës korruptive të inceneratorëve.
Sipas tij përgjegjësia qëndron tek kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
“Deri më sot inceneratorët kanë djegur veçse paratë e shqiptarëve.
Përgjegjësia qëndron tek Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Vendi duhet çliruar nga mbetjet dhe kutërbimi i korrupsionit qeveritar që ndihet në Europën që na ka mbyllur derën”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.