Lidhu me ne

Mix

Si të ndihmon vakti i fundit i ditës për të humbur peshë?

Do të dish se si mund të të ndihmojë vakti i fundit i ditës për të humbur peshë? Këtu është një analizë e nutricionistëve Stephanie Clarke dhe Willow Jarosh, të cilët kanë treguar ekuacionin e darkës ideale, nëse do të biesh nga pesha. Ndiq këshillat e tyre.

Kaloritë

Duhet të jenë 450 deri në 550. Nëse do të humbasësh kile, qëndro afër 450, ndërsa nëse do të ruash peshën që ke ose po humb kalori edhe duke bërë palestër a ushtrime çfarëdo, atëherë mund të marrësh edhe 550.

Karbohidrate

Rreth 45 apo 55 për qind të kalorive që merr gjatë darkës duhet të jenë karbohidrate. Kjo do të thotë që janë rreth 50 deri në 75 gram. Mos ki merak të hash ushqime që kanë shumë karbohidrate gjatë darkës, sepse nëse ke djegur kalori gjatë ditës, karbohidratet gjatë këtij vakti nuk shkaktojnë shtim në peshë. Në fakt, të hash mjaftueshëm karbohidrate gjatë darkës mund të të ndalojë që pas saj të konsumosh ndonjë ëmbëlsirë apo diçka tjetër.

Proteinat

Rreth 20 deri 25 për qind e kalorive që merr gjatë darkës duhet të jenë proteina, që do të thotë 25 deri në 35 gram. Proteinat janë shumë vitale dhe të ndihmojnë në formimin e muskujve, trupi ka gjithmonë nevojë për to edhe gjatë natës. Proteinat gjatë darkës janë shumë të rëndësishme.

Yndyra

Rreth 15 deri 25 gram, pra rreth 30 – 35 për qind e kalorive. Në vend të yndyrave të vështira për t’u tretur si ato të mishit apo të djathit, gjatë darkës këshillohet të konsumosh yndyra si: vaj ulliri, vaj susami, vaj kokosi, akokado, ullinj, arra dhe fara të ndryshme.

Fibra

Për të arritur totalin e rekomanduar gjatë një dite, fibrat nuk duhet ta kalojnë masën e 25 gram në ditë, të paktën 8 gram gjatë darkës. Kjo duhet të vijë kryesisht nga zgjedhjet e ushqimeve të pasura me fibra, si drithëra, fasulet apo bishtajoret e tjera, fruta në sasi të vogël dhe fibra që përmbajnë yndyrna si avokado, arra, dhe fara.

Sheqerna

Gjatë një darke, jo më shumë se 7 gram sheqerna. Ndërsa për sheqer të shtuar nga suplemete të ndryshme, përpiqu të mos i kalosh 4 gram – pothuaj një lugë çaji, që mund të gjendet në salca të ndryshme në ushqime.

Koha

Koha ideale gjatë së cilës rekomandohet të hash darkë është 2 ose 3 orë pas orës 15:30. Nëse ndjek edhe palestrën pas pune, mund të marrësh diçka për të ngrënë gjatë orës 16:30. Pastaj të shkosh në palestër rreth 17:30 dhe të hash darkën rreth 19 – 19:30. Siç u përmend edhe më lart, mos u shqetëso nëse e ha darkën shumë vonë. Nëse nuk e tejkalon masën e kalorive gjatë një dite, në çdo kohë që ta hash darkën, nuk do të ndikojë në shtimin në peshë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook