Lidhu me ne

Mix

Si të fitoj para ? Mundeni vetëm nëse keni këto shenja

Çdokush ka ëndërr të jetë një milioner. Disa luftojnë për këtë ëndërr, disa vetëm e ëndërrojnë. Duke u njohur sot me shumë histori të së kaluarës së njerëzve që sot janë milionerë apo miliarderë, kupton se kanë disa karakterista të përbashkëta. Nëse dhe ju i keni disa prej tyre jeni në rrugën e duhur për tu bërë super i pasur.

Ti fillon të bësh para që në moshë të vogël

Kjo është një nga tiparet më të zakonshme që kanë të pasurit. Ata kanë fillluar të bëjnë para që në moshë të re. Nëse keni pasur një frymë sipërmarrëse që fëmijë, atëherë ky është një tregues i fortë se gjithmonë keni qenë në vëzhgim të mënyrave për të fituar para.

Kërkon shumë nga vetja

Njohim shumë nxënës apo student, të cilët nuk kënaqen me notën 9, por kërkojnë gjithmonë 10. Gjithashtu dhe njerëzit milionerë duan gjithmonë të arrijnë maksimumin. Nuk kënaqen me fitimin e një milion dollarëve, ata duan të fitojnë 10 milionë dollarë.

Jeni tërheqës

Kjo mund të mos duket e drejtë, por sipas një studimi të kryer nga Daniel Hamermesh, profesor ekonomie në Universitetin e Teksasit, rezultoi se: ” Njerëzit tërheqës kanë të ngjarë të fitojnë mesatarisht 3%-4% më shumë sesa një person me pamjen nën mesatare.” Kjo do të thotë se një person tërheqës mund të fitojë deri në 230,000 dollarë më shumë gjatë jetës së tij. Hamermesh zbuloi se njerëzit tërheqës mund të jenë të aftë që me sharmin e tyre të bindin intervistuesin apo të bëjnë më shumë shitje.

Keni një mendje të orientuar

A jeni ju lloji i personit që kur shihni një mundësi ndërmerrni veprime për ta shfrytëzuar atë? Nëse jeni të tillë, urime! Një mendje e orientuar drejt veprimit mund të shtyjë drejt lirisë financiare.

Keni sensin e urgjencës

Milionerët nuk presin kohën e përsosur për të investuar ose për të nisur biznesin e tyre. A ta mendojnë se nuk ka kohë me të mirë se e tashmja për ta filluar. Të ulesh dhe të presësh është një nga mënyrat më ‘të mira’ për të ngrirë ëndrrat tuaja. Përfundimi: filloni punoni drejt qëllimeve tuaja që tani.

Jeni të fokusuar më shumë tek fitimi sesa tek kursimi

Tashmë nuk është më çudi që të pasurit janë të prirur t’i kursejnë paratë e tyre. Ndërsa shquhen për të kursyer dhe për të shpenzuar me mençuri, ata i dinë gjithashtu të gjitha mënyrat e mira se si t’i investojnë ato para që fitojnë, me qëllim që ta rrisin më shumë fitimin e tyre.

Jeni praktik

Një tipar tjetër i përbashkët që milionerët kanë është se zakonisht ata janë në gjëndje të jetojnë nën mundësitë e tyre. Në vend që të lavderojnë pasurinë që kanë, ata përdorin vetura praktike, shtëpi modeste dhe nuk i shpenzojnë paratë e fituara në gjëra tejet luksoze.

Mund ta shtyni kënaqësinë për më vonë

Shtyrja e kënaqësisë është një nga hapat më të rëndësishëm për t’u bërë milioner. Realiteti është se ndërtimi i pasurisë merr shumë kohë. Warren Buffet, një nga njerëzit më të pasur sot për sot, e krijoi 80% të pasurisë së tij pas moshës 50-vjeçare. Në vend që të mendoni se si të bëni qejf në rininë tuaj duhet të mendoni më shumë se si të ndërtoni pasurinë tuaj.

Nuk ke ngecur në të shkuarën

Të flasësh për të shkuarën tënde në të tashmen mund të vlejë vetëm për politikanët. Milionerët janë njerëz që kapërcejnë dështimin, refuzimin, janë përballur me frikërat e tyre dhe shqetësohen vetëm për të harxhuar energjinë në të ardhmen.

Vendosni një qëllim

Të pasurit kalojnë kohë duke menduar për qëllimet e tyre dhe nevojat e tyre afatgjata. “Ju nuk mund të bëni një milion aksidentalisht”- thotë Peter Voogd, themelues i Akademise The Game Changers, i cili bëri miliona, para se të mbushte 26 vjeç. “Nëse nuk ke një qëllim, as ferri nuk do t’ja di për ty.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook