Mix
Në gjyqin kundër ish-gruas, dalin foto të tmerrshme të Johnny Depp kur konsumonte kokainë

Johnny Depp dëshmoi të enjten për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard. Duket se gjithccka nuk është mbyllur me kaq, pasi gjatë këtij procesi u shfaqën disa imazhe, duke përfshirë një foto të tij me akullore të derdhur në prehër dhe një video duke marrë substanca në një kuzhinë.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” e pranoi gjatë marrjes në pyetje në sallën e gjyqit në Fairfax se fotografia ishte e vërtetë në vitin 2013.

I pyetur nëse do të pinte sërish shpesh uiski në mëngjes, Depp u përgjigj: “A nuk është ora e lumtur në çdo kohë?”.
Depp është duke e paditur Heard, për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo shpifi në një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo nuk e përmendi atë, por e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje.
