Kritike
“Më vjen turp nga Rama!”, Nazarko: Ministrat përtej injorancës, më qesharakë se ata të Enverit
Analisti Shpëtim Nazarko duke folur në MCN Live tha se i vjen turp që Rama si intelektual ta katandisë historinë në një numër ministrash më qesharakë se në kohën e Enver Hoxhës.
Nazarko u shpreh se posti i Presidencës është një kafaz i mirë për t’u mbrojtur, duke shtuar se nuk do habitej nëse Rama do ta synonte një pozicion të tillë pas pak vitesh.
Një nga habitë e mia duke e njohur Ramën prej 40 vjetësh, duke qenë intelektual dhe duke pasur sqimë, të katandiset dhe të mbajë një qeverisje që duket se është nën normalen, nën mesataren. Mbi gjysma e ministrave të tij janë përtej injorancës, që i shihnim në skeçet e dikurshme të diktaturës. Ta katandisë qeverisjen këtu! Ndoshta pas disa vitesh do shikojë me neveri edhe veten e tij.