Lidhu me ne

Kioske

Ilir Meta si president ka teprimet e veta, por ai që vjen do ketë teprimet e Ramës

A po i vjen radha Presidentit më banal në historinë e Shqipërisë?

A po i vjen radha Presidentit më banal në historinë e

Alfred Lela

Kryeministri Rama po ia del që, ndërsa flet për proces të hapur, demokratik e përfshirës, dhe anatemon kreun aktual të shtetit si më të keqin, të banalizojë kryekrejet një procedurë që deri dje ka qenë me plot të meta, por sërish ka mbetur politike në gjithë gjerësinë.

Po e bën këtë, më së pari, duke ‘hapur thesin’ me anë të ‘demokratizimit’ të përzgjedhjes. Ky tejdemokratizim nuk është gjë tjetër veçse një hi syve për të gjithë ata që hutohen nga spektakli, ndërkohë që kali i Trojës futet nga porta kryesore në formën e dhuratës në mes të ditës.

Partia Socialiste mund ta zgjedhë Presidentin pa kurrfarë andralle, duke djegur tri etapat e para ku kërkohet shumicë e cilësuar dhe duke e kaluar me shumicë të thjeshtë, pas ‘dështimit’ në përpjekjet e para. Sidomos kështu në kushtet e një opozite të frakturuar dhe që nuk flet dot me një zë për Presidentin. Edhe më shumë kështu kur ndërkombëtarët nuk pipëtijnë asnjë parregullsi apo nevojë për lëshime nga mazhoranca. Gjë e herës së parë edhe kjo, sepse dërgatat dhe trysnitë ambasadoriale kanë qenë të shpeshta e vokale, thuajse në të gjithë rastet para këtij.

Në gjithë këtë mjedis, që nuk e lejon shakanë, kur pushtetet janë në një dorë, kur vartësit e tij shkojnë deri aty sa ta thërrasin ‘Zeus’ dhe ‘marka e vetme ndërkombëtare e Shqipërisë’, lideri suprem luan ‘Portokallinë’ e radhës për hatrin e popullit. Ai e përmend mundësinë e një Presidenti nga populli, për të cilin duhet ndryshuar kushtetuta, dhe në mungesë të tij prodhon një president gjysmëpopullor, duke hapur konkursin për kreun e shtetit, si në Kuvend ku ulen përfaqësuesit e popullit, ashtu edhe në Facebook ku populli voton, vetëkandidohet, luan presidentash në mëngjes, dhe bën Umberto Econ e të gjitha dijeve në mbrëmje.

Ndryshe nga koha e Berishës kur procedura kishte rëndesën thuajse të një marshi funebër, edhe pse Doktori gjithaq e tepronte më yshtjen që i bënte ndonjë kandidati, kryeministri i kohës së Ramës e tepron me të gjithën, duke banalizuar procesin. Sidomos kur mundohet ta paketojë si më të mirin e proceseve, më të hapurin etj., etj.

Pa përmendur edhe atë tjetrën, që thotë diçka, edhe pse nuk është kryesorja: ai e ka ndërkohë në kokë Presidentin, me emër, mbiemër e gjini. Meqë është mbiquajtur Zeus nga herat e tij ministrore, aq gati e ka emrin dhe njeriun, sa do ta qesë nga kryet ashtu si Zeusi lindi Athinën pas një migrene të padurueshme.

Por, nuk jemi në mitologji, edhe pse miti i një demokracie funksionale, të hapur, likuide është më i rrejshmi ndër disa mitologji që Rama dhe të tijtë mundohen të instalojnë, ashtu siç bëjnë anekënd qytetit me instalacionet artistike të Rilindjes së tyre, më i fundit ndër ta kuajt e zinj te portat e Kryeministrisë.

Ky President nuk do të jetë, nuk ka se si, më ndryshe nga emërimet arbitrare të ministrave nga Kosova. Nuk ka se si të jetë më i pranuar dhe iluminuar se ministreshat e reja, inteligjenca dhe shqipja demente e të cilave bën edhe dijetarët e Facebook-ut të skuqen. Nuk ka se si të jetë më adapt/e dhe statist/e se partnerët në politikë apo në biznes të kësaj qeverie.

Sa më shumë Kryeministri përpiqet të na hapë para syve procese magjepsjeje që nuk i kemi parë kurrë, ato nuk janë politike, por marketuese. Ato duan të marketojnë një brand personal të Edi Ramës, por jo të vlerësojnë dhe të fuqizojnë shtetin.

Ilir Meta ka qenë një President me teprimet e veta, por ai që vjen pas tij do të ketë më shumë të meta sepse do jetë lindur me teprimet e Ramës. Republikat para Ramës nuk kanë qenë më të mirat. Republikat e Ramës duket se nuk mund të jenë më shumë se butafori të më së mirës së tij artistike.  

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix4 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix4 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix4 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix4 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar4 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix5 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix5 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix6 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook