Lidhu me ne

Radar

Cili është ndryshimi i Pashkëve Ortodokse nga ato katolike ?

Besimtarët ortodoksë festojnë të dielën një nga festat më të rëndësishme siç janë Pashkët.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teologu Miron Cako tregoi nga ndryshojnë Pashkët Ortodokse nga ato Katolike.

Sipas tij, i vetmi ndryshim është kalendarik me 13 ditë nga njëra-tjetra.

“Ka disa që thonë se katolikët kanë besuar më shpejt se ortodoksët. Po ky është një lajm i gabuar se kanë besuar njësoj. Më 1582, kalendari Gregorian u fut nga kisha katolike, ndërsa ortoksët kalendarin Julian. Ça ndodhi? Ndryshojnë vetëm me 13 ditë dhe asgjë tjetër.

Është vetëm çështje kalendarike dhe kaq, ndryshojnë ritualet por thelbi është i njëjtë, krishti u ngjall”, u shpreh teologu.

Nga ana tjetër në një lidhje me Skype nga Korça, At Spiro Katundi, prift pranë Mitropolisë, ndau pak nga atmosfera në atë qytet. Ai u shpreh se organizimi është perfekt dhe ndër më të mëdhenjt në Ballkan.

“Pashka është simboli i të gjitha festave në Korçë. Sot kemi varrimin e Krishtit dhe kemi epitafin dhe është një organizim perfekt. Ndër më të mëdhenjt në Ballkan. Ne përpiqemi të jemi pranë me shërbesat gjatë gjithë kësaj kohe deri në ditën e madhe.

Nesër kemi darkën dhe fillon ceremonia e ringjalljes. Në orën 2 dalim jashtë dhe lexohet fjala. Në pamundësi për të qenë në të gjitha fshatrat, ne ndahemi me nga dy dhe shkojmë në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të ndjejnë më pranë këtë ditë”, tha prifti./abcnews.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 minuta më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet4 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore4 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook