Lidhu me ne

Radar

Cilat janë bindjet politike të Elon Musk?

Foto e CEO-s së TESLA-s, Elon Musk / REUTERS/James Glover II

Miliarderi Elon Musk është përshkruar shpesh si një ‘kapitalist ekstrem’ por cilat janë pikëpamjet politike të njeriut më të pasur në botë?

Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është edhe aq e drejtpërdrejt.

Në vitin 2011, Elon Musk e përshkroi veten si “gjysmë Demokrat, gjysmë Republikan” duke shtuar se e gjen veten diku në mes, “liberal në aspektin social dhe konservator në aspektin fiskal”.about:blank

Ndërkohë në një prej postimeve të tij në Twitter, ai thotë se e ndjen veten si një ‘socialist’ por “jo nga ata që i marrin resurset nga njerëzit produktivë për t’ia shpërndarë atyre më pak produktivë, nën pretendimin se po bëjnë mirë ndërkohë që në realitet shkaktojnë më shumë dëm”.

Më vonë, ai i kërkoi mbi 80 milionë ndjekësve të tij në Twitter, që të mos i merrnin shumë seriozisht postimet e tij.

Sigurisht, këto janë vetëm disa nga gjërat që Elon Musk ka thënë rreth politikës, por çfarë thonë ato që ai ka bërë rreth kësaj?

Elon Musk dhe mamaja e tij Maye Musk. Foto: REUTERS

Gjatë një diskutimi për zhvillimet më të fundit në teknologji, Musk u shpreh pro aplikimit të një ‘page bazike universale’.

Në fakt, Musk nuk është thjesht pro kësaj ideje por ai ka thënë se do të vij një ditë që ajo do të kthehet në një domosdoshmëri.

Paga bazike universale është një lloj asistence sociale mujore, që sipas Musk, do të bëhet e nevojshme për t’iu paguar qytetarëve të botës, në një moment kur automatizimi do të detyrojë miliona njerëz të ngelen pa punë, pasi profesionet e tyre do të zëvendësohen nga robotët dhe inteligjenca artificiale.

Ky është një koncept që do ta bënte atë të klasifikohej menjëherë si një aderues i të majtës dhe politikave liberale por Musk është paksa më i komplikuar se kaq.

Left vs. Right

Fillimisht, pak kontekst rreth spektrit politik në SHBA – vendin që afrikano-jugori Elon Musk e ka quajtur “demokracinë më perfekte, e cila sot ka forcën më të madhe për të bërë mirë, në krahasim me çdo shtet tjetër”.

Të majtët apo liberalët – të cilët kanë pushtetin momentalisht në SHBA – i mëshojnë fortë rëndësisë së një ‘qeverie të madhe’ e njohur ndryshe si big government, me arsyetimin se shteti duhet të ketë një fuqi të madhe mbi individët dhe bizneset, gjë që përfshinë taksa të larta për të pasurit dhe idealisht, shpenzime të mëdha për programe sociale, edhe pse fatkeqësisht në praktikë nuk ndodh gjithnjë kështu.

Të djathtët nga ana tjetër, ose konservatorët, janë të përqendruar rreth “kultit” të individit dhe ata lobojnë për një qeveri apo shtet sa më të vogël – me arsyetimin se që modeli ekonomik kapitalist të manifestojë të gjithë potencialin e tij, taksat sidomos ndaj elitave të pasura, duhet të mbahen në minimum, në mënyrë që vetë tregu i lirë të seleksionojë më të “fortët” dhe të vendosë kush duhet të bëjë përpara dhe kush jo.

Sigurisht, ka edhe një kontekst parimor që i ndanë ato që njihen shpesh si “2 Amerikat”.

Ky kufi ndan ata amerikanë që e gjejnë veten më pranë modelit konservator të djathtë – që është i lidhur ngushtë me parimet fetare sidomos ato Judeo-Kristiane – nga ata që përshtaten me modelin liberal të majtë, që pretendon se është më gjithëpërfshirës ndaj komuniteteve të ndryshme apo edhe më pro politikave të emigracionit.

Ky spektër përmban sigurisht edhe aderuesit e qendrës apo ata që shpesh e përkufizojnë veten si libertarian.

Libertarianët në parim kërkojnë që të maksimizojnë autonominë e individit, duke minimizuar shtetin dhe duke i vënë një theks të veçantë lirisë së shprehjes por edhe politikave sociale.

Ata janë skeptikë ndaj autoriteteve dhe vendosjes së një sasie të madhe pushteti në duart e pak individëve. Kjo është edhe arsyeja pse ata besojnë që qytetarët e thjeshtë duhet të jenë më të përfshirë në politik-bërje.

Musk është përshkruar shpesh si libertarian, ama ai nuk i ka thënë kurrë jo subvencioneve të majme shtetërore sidomos gjatë administratës së djathtë të presidentit Donald Trump.

Një raport i vitit 2012 nga Sunlight Foundation, zbuloi se Musk kishte shpenzuar mbi $4 milionë dollarë për lobim në Kongresin Amerikan dhe mbi $800,000 dollarë në kontribute politike ndaj Demokratëve dhe Republikanëve.

I njëjti raport, tregoi se vetëm gjatë zgjedhjeve të vitit 2012, Musk kishte shpenzuar $250,000 dollarë për fushatën e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Këto shifra marramendëse tregojnë se Musk nuk është edhe aq i djathtë apo pro një shteti të vogël – sidomos nëse atij i leverdis të përfitojë shuma të majme nga koncesionet dhe subvencionet qeveritare.

Elon Musk kërcen gjatë një eventi të TESLA-s në Shanghai, Kinë. Foto: REUTERS

Tashmë miliarderi është i fokusuar në blerjen e mundshme të një prej rrjeteve sociale më të mëdha – Twitter – e cila është edhe platforma kryesore e përdorur nga politikanët amerikanë për t’i dhënë zë opinionve të tyre.

Disa kritikë të Musk, e kanë quajtur “të rrezikshme” këtë lëvizje duke u shprehur të shqetësuar që një sasi kaq e madhe të dhënash do të mund të përqendrohej në duart e një personi të vetëm, sidomos një personi si Musk, i cili është i interesuar maksimizojë të ardhurat e tij.

Nga ana tjetër, para se të vetë-ofrohej për të blerë këtë rrjet social për plot $ 40 miliardë dollarë, Musk ka bërë disa kritika të ashpra kundër Twitter, duke thënë se kjo platformë e censuron lirinë e shprehjes.

Elon  Musk njihet mbi të gjitha për deklaratat e tij bombastike dhe shpesh herë kontroverse, gjë që e bën edhe më të vështirë përkufizimin e tij në një kamp të vetëm politik.

Kur e quajnë të djathtë, ai habit me deklarata kundër politikave anti-emigracion.

Kur e quajnë të majtë, ai habit me deklarata kundër masave anti-COVID.

Musk është një njeri i vështirë për t’u përkufizuar dhe në përgjithësi, më të mirët janë.

MË TEPËR

Mix51 minuta më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet1 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar1 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Kryesore1 orë më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Facebook