Radar
Urbanistja: Tirana, shumë larg qytetit të gjelbër

Tirana është shumë larg promovimit si “qyteti i gjelbër”, sipas urbanistes Doriana Musai.
E ftuar në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ajo tha se nuk ka ende një plan të qartë për rregullimin e situatës së trafikut dhe vendparkimeve në kryeqytet, por vetëm plane emergjencash.
Urbanistja solli në vëmendje (referuar kronikës) se afër qendrës shëndetësore nr. 9 dhe asaj të specialiteteve nr. 2 ka afër korsi biçiklete, stacion autobusi, stacion taksi, por asnjë lehtësi për qytetarët.