Lidhu me ne

Mix

Përse duhet të vrapojmë?

Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftën që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kanceroze.

Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë.

-Redukton Stresin
Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

-Ndihmon në humbjen e peshës
Humbja e kileve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë. Gjatë këtij ushtrimi njeriu humb rreth 100 kalori për milje. Sepse meqë ai ndihmon edhe në ndërtimin e muskujve, pjesë jo aktive e metabolizmit do të rritet që do të thotë se keni më shumë gjasa të humbisni kalori teksa pushoni. Nëse e kombinoni vrapin me një dietë të shëndetshme, do të ndieni menjëherë një ndryshim në mënyrën se si dukeni.

-Të mirat që përfiton trupi
Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët. Të vrapuarit të stimulon sensin e vetpërmbushjes jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë të realizmit të qëllimeve dhe synimeve jetësore.

-Të bën më të bukur
Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

-Redukton vitet
Për momentin ndoshta nuk mund të duket e rëndësishme por trupi juaj do të ndihet në një formë vërtet të mirë kur vitet të kenë kaluar. Gratë zakonisht e vuajnë sëmundjen e dobësimit të kockave me kalimin e moshës. Studimet kanë vërtetuar se jo vetëm ushtrime të caktuara, por specifikisht të vrapuarit ndihmon vajzat t’i kenë kockat më të forta. Pra është shumë e rëndësishme të vraposh sepse trupi juaj jo vetëm që do të ketë një formë të kënaqshme, por do të duket më pak i plakur me kalimin e viteve.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore10 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar10 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook