Lidhu me ne

Mix

Lodhja kronike, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Sindroma e lodhjes kronike, siç sugjeron edhe emri, është një sëmundje rraskapitëse: Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite.

Deri tani, ka pasur një konceptim të gabuar mbi këtë sindromë – edhe nga vetë mjekët – pasi mendohej se sëmundja ishte psikologjike ose, më keq akoma, e imagjinuar. Ky koncept u hodh poshtë nga një grup ekspertësh në vitin 2016, të cilët e shpjeguan lodhjen kronike si një “gjendje molisje serioze” me simptoma të qarta fizike.

Si diagnostikohet lodhja kronike?

Nuk ka një test laboratorik që mund të përcaktojë lodhjen kronike dhe simptomat e saj mund të ngatërrohen lehtësisht me disa sëmundje të tjera, gjë qe e bëjnë të vështirë diagnostikimin e sëmundjes.

Fakti që është një sëmundje komplekse me simptoma të ndryshme në trup e vështirëson edhe më shumë diagnostikimin e saj. Në librat mjekësorë gjithashtu shkruhet shumë pak për lodhjen kronike dhe më pak se 1/3 e shkollave mjekësore e përfshijnë atë në kurrikulat e tyre.

Për të diagnostikuar sëmundjen, mjeku duhet të përjashtojë sëmundjet e tjera që shkaktojnë lodhje dhe të identifikojë shenjat treguese të lodhjes kronike të prezantuara më poshtë.

Keni këputje

Ndiheni të lodhur dhe të këputur pa asnjë arsye. Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë edhe pasi bëni pushim. Ekspertët thonë se të paktën një e katërta e njerëzve që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike arrijnë në një pikë që duan të qëndrojnë vetëm shtrirë.

Edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në një pozicion të parehatshëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e këtyre simptomave.

Ndiheni edhe më keq kur i kaloni limitet

Nëse vendosni më shumë stres (fizik, mendor ose emocional) në trup, atëherë gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë. Nyjet limfatike të pacientit mund të ënjtjen, ose mund të kenë dhimbje të kyçeve e në pjesë të tjera të trupit.

Ekspertët përmendin raste të pacientëve që tregojnë se kur bëjnë ushtrime më shumë seç duhet, përjetojnë dhimbje në të gjithë trupin. Në këtë rast u duhet një ditë e tërë ose më shumë që të rimarrin veten.

Zgjoheni shpesh të lodhur

Njerëzit me sindromën e lodhjes kronike mund të qëndrojnë 12 orë në shtrat, megjithatë, kur çohen mund të ndihen sikur nuk kanë fjetur fare. Ky fenomen quhet ndryshe “gjumë i parifreskuar’.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, shumë njerëz që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike fillojnë të kenë probleme me gjumin. Disa nga shqetësimet më të zakonshme, si pagjumësia dhe zgjimi shpesh gjatë natës, bën që pacientët të ndihen të këputur në mëngjes në vend që të jenë plot energji.

Prandaj këta pacientë duhet të dinë shumë mirë që t’i menaxhojnë energjitë e tyre.

Truri fillon të ngadalësohet

Disa njerëz me lodhje kronike fillojnë të përjetojnë “çrregullime njohëse”. Në shumicën e raste ndodh që ata të kenë vonesa në përpunimin e informacionit. Ata mund të kenë gjithashtu probleme me kujtesën afatshkurtër.

Këto probleme mendore – ku përfshihet edhe vështirësia për t’u përqendruar, për të zgjidhur ndonjë problem apo bërë ndonjë planifikim – e bëjnë më të vështirë mbajtjen e një pune apo ndërveprimin në situata të ndryshme sociale. Këto probleme mund të përkeqësohen edhe më shumë kur jeni të stresuar  ose e lodhni shumë veten. Ata mund të çojnë në ndjenja izolimi dhe vetmie.

 Keni marrje mendsh

Për shumë pacientë që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike, edhe një veprim i thjeshtë si qëndrimi në këmbë – duke bërë dush për shembull, ose duke larë enët – mund të shkaktojë marrje mendsh, trullosje, ndoshta edhe gjendje të fikëti. Nëse personi ulet ose shtrin këmbët, simptomat mund të lehtësohen,. Por nuk zhduken krejtësisht.

Ky fenomen quhet ndryshe “intoleranca ortostatike”, i cili lidhet me ndikimin e lodhjes kronike në sistemin nervor autonom, që është “pjesë e sistemit nervor që kontrollon gjithashtu që është automatike në trup, përfshirë edhe qarkullimin e gjakut. Lodhja kronike shkakton probleme me presionin dhe qarkullimin e gjakut.

Keni dhimbje të kokës, muskujve ose kyçeve

Dhimbja është një simptomë e zakonshme e lodhjes kronike, e cila mund të jetë në disa forma, duke filluar nga dhimbja e kokës deri tek dhimbja e kyçeve dhe muskujve. Ajo ndryshon gjithashtu në intensitet nga një person në tjetrin. Shumë pacientë që vuajnë nga kjo sindromë ndiejnë sikur janë me grip apo sikur janë të dehur.

Simptoma të tjera

Pacientët që vuajnë nga sindroma  e lodhjes kronike tregojnë se kanë përjetuar edhe simptoma të tjera, edhe pse më pak se të tjerat.

Këta pacientë kanë probleme gastrointestinale, dhimbje të fytit, probleme me traktin urinar dhe ndjeshmëri ndaj ilaçeve, ushqimeve ose stimuj të tjerë të caktuar.

Nëse i keni këto simptoma, duhet të konsultoheni patjetër me një mjek. Sa më shpejt të diagnostikoheni, aq më shpejt mund të merrni trajtimin për t’u ndier më mirë.

Burimi: Health

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix21 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar21 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar21 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore21 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar22 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix23 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix23 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix23 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix23 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook