Lidhu me ne

Mix

Këto shenja që ju jep trupi tregojnë se keni mungesë hekuri

Një dietë e shëndetshme nuk është vetëm për ata që duan të humbin peshë, por një domosdoshmëri për të gjithë. Një dietë që i mungojnë yndyrnat dhe kaloritë e tepërta është e dobishme për humbjen e peshës, por në të njëjtën kohë, duhet që ushqimi që konsumon të jetë i pasur me lëndë ushqyese thelbësore që kërkohen për aktivitetet e përditshme, proceset trupore dhe funksionin mendor. Hekuri është një mineral që kërkohet nga trupi për funksione jetësore si transportimi i gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Mungesa e hekurit çon në anemi dhe është një gjendje shumë e përhapur tek gratë e të gjitha grupmoshave. Nuk duhet anashkaluar, prandaj hidhuni një sy 5 treguesve më të shpeshtë të mungesës së hekurit.

Lodhje ekstreme

Nëse vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme, siç bëni zakonisht, por ndjenja e lodhjes është shumë ekstreme së fundmi, atëherë ky është një tregues shumë i qartë i mungesës së hekurit (veçanërisht lodhja jashtëzakonisht e madhe, e cila mund të kthehet në një gjë kronike). Kur bërja e aktiviteteve të përditshme ndihet si detyrë, kjo është një shenjë e qartë e mungesës së hekurit, sepse pjesët e trupit tuaj nuk po marrin oksigjen të mjaftueshëm, gjë që çon në oksidim joefikas të ushqimit dhe rrjedhimisht në nivele të ulëta të energjisë.

Dhimbje koke ose marramendje

Nivelet e ulëta të hekurit çojnë në furnizim të pamjaftueshëm të oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit ku përfshihet edhe truri. Mungesa e oksigjenit në tru mund të rezultojë në marramendje, shqetësim dhe dhimbje koke. Tek gratë me menstruacione, mungesa e hekurit është lidhur edhe me migrenën.

Thonj të brishtë

Thonjtë e brishtë janë një tregues i qartë i mungesës së hekurit. Nivelet e ulëta të qelizave të kuqe të gjakut bëjnë që thonjtë të jenë më të dobët dhe të brishtë dhe të thyhen jashtëzakonisht lehtë.

Zbehtësi

Meqenëse hekuri është jetik për transportimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit, mungesa e hekurit çon në zbehje për shkak të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut. Lëkura duket e verdhë nëse mungesa e hekurit është shumë e lartë.

Dhimbje gjoksi

Edhe dhimbja e gjoksit është rezultat i niveleve të ulëta të furnizimit me oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Meqenëse oksigjeni transportohet nga gjaku dhe hekuri luan një rol jetik për ta bërë këtë, mungesa e hekurit në trup prish rrjedhjen e gjakut dhe çon në nivele më të ulëta të oksigjenit dhe përfundimisht vështirësi në frymëmarrje. Kjo ndonjëherë mund të çojë edhe në dhimbje gjoksi. Testoni nivelet e hemoglobinës nëse keni episode të shpeshta të dhimbjes në gjoks.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske7 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar7 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix7 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix8 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar8 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix8 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske8 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet8 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore8 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook