Lidhu me ne

Mix

Ide stërvitjeje për njerëzit përtacë, këto ushtrime i bëni duke u çuar nga krevati

Ka njerëz që tremben nga idea për të shkuar në palestër sepse kanë frikë se do të lodhen. Por të bësh ushtrime nuk duhet të jetë një aktivitet i mundimshëm. Më poshtë do të ndajmë me ju disa ushtrime që mund t’i bëni edhe në ditët kur ndiheni më dembelë. Mos  u stresoni, vetëm do të djersini!

Shtrirja

Ndërsa hapni sytë në mëngjes, jini të vëmendshëm për mënyrën se si lëvizni trupin që t’ju dalë gjumi. Shtriquni ndërsa jeni në shtrat për të zgjuar çdo qelizë duke zgjatur së pari krahët dhe më pas duke i lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Më pas merruni me bustin. Ndërsa jeni shtrirë në shpinë, duke mbajtur gjysmën e poshtme të trupit të ngjitur pas dyshekut, ngrini bustin lart. Qëndroni ashtu për disa sekonda dhe shtrihuni përsëri. Ju premtojmë se zgjimi do të jetë shumë më i lehtë.

Ngritja e këmbëve

Një ushtrim ndërsa jeni ende shtrirë në shpinë?  Pas shtrirjes, bëni disa lëvizje me ngritjen e këmbëve. Ngrini njëherë njërën këmbë pastaj tjetrën. Nëse e përsërisni 50 herë për secilën këmbë do të ishte idealja.

Rrethi i Pilates

Mund të blini një rreth Pilates dhe ta përdorni ndërkohë që jeni ende shtrirë. Ky rreth shumëfunksional stërvit më shumë se një pjesë të trupit tonë ndërkohë që mund të jemi akoma shtrirë në komoditetin e krevatit. Duke vendosur rrethin Pilates midis kyçeve të këmbës, përpiquni të ushtroni sa më shumë presion rreth tij, duke krijuar një V me këmbët. Këtë mund ta bëni edhe me gjunjët, duke punuar kështu me pjesën e brendshme të kofshëve. Por mund ta vendosni dhe në kyçet e jashtme dhe ta mbështesni në ndonjë objekt nëse doni të punoni me pjesën e jashtme të kofshëve.

Me kokën poshtë

Një mënyrë e përsosur për të nisur mëngjesin tuaj, është të ngriheni ndërkohë që mbani kokën poshtë dhe vithet lart. Kjo lëvizje lejon një shtrirje të plotë të trupit, ndërkohë që aktivizon muskujt në bark dhe shpatulla. Për këtë duhet të përpiqeni t’I shtrini sa më shumë krahët dhe këmbët, duke mos lejuar të krijohen përthyerje. Bëj atë që të bën të ndihesh më mirë, duke marrë frymë lirshëm.

Kërcimi

Mënyra më efektive për ta bërë gjakun të rrjedhë dhe zemrën të punojë më shpejt, është gjimnastika me krahët dhe këmbët duke kërcyer. Kërceni rreth 40 herë ndërkohë që hapni dhe mbyllni krahët dhe këmbët njëkohësisht.

Qëndrimi mbi brryla

Ky qëndrim është një stërvitje e shkëlqyer, me intensitet të ulët që aktivizon të gjithë trupin. Shtrihuni barkas dhe ngrihuni mbi brrylat tuaja dhe mbi këmbët, duke krijuar një vijë të drejtë nga maja e kokës tek këmbët. Sigurohuni që të mbani barkun e futur brenda. Këtë ushtrim mund ta bëni dhe në njërën anë. Qëndroni ashtu për një minutë.

Squat

Squats janë një element kryesor i stërvitjes, që forcon muskujt tuaj, jo vetëm të vitheve dhe të kofshëve por edhe të barkut. Thjesht filloni me këmbët dukei hapur në gjerësinë e ijeve dhe vendosni peshën në thembrat tuaja dhe ngadalë uluni sikur do uleshit nënjë karrige. Sigurohuni që ta mbani shpinën drejt. Përsëriteni 20 herë.

Ulje-ngritje.

Kjo është lëvizja e duhur për një bark të fortë dhe të sheshtë. Shtrihuni në shpinë duke qëndruar drejt, vendosni duart pas kokës dhe ngrihuni e uluni duke e përsëritur këtë lëvizje 20-30 herë. Zgjidhja më e mirë do të ishte që dikush t’ju mbante këmbët, pse të vendosni një peshë në këmbë.

Kërcim në vend/Vrapim në vend

Vrapimi mund t’ju duket I mundimshëm, por jo nëse e bëni në vend. Ky  është një ushtrim i duhur kardio duke vrapuar apo duke u hedhur në vend. Lëvizja është mjaft vetë-shpjeguese dhe nuk kërkon shumë koordinim, por mund të bëjë që rrahjet e zemrës suaj të rriten dhe të djersisni. Ndizni pak muzikë në sfond dhe bëni vrap pa lëvizur nga vendi ose merrni një litar dhe kërceni në vend.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook