Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Kriza energjitike nuk erdhi nga moti dhe lufta, por vjedhja dhe plaçkitja

Berisha: Kriza energjitike nuk erdhi nga moti dhe lufta, por vjedhja dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kriza energjetike në Shqipëri nuk lidhet me motin dhe luftën në Ukrainë. Në selinë e Partisë Demokratike në një tryezë me ekspertë, Berisha u shpreh se kriza vjen nga keq menaxhimi, vjedhja dhe plaçkitja. Berisha bën përgjegjëse qeverinë për këtë situatë, ndërsa dënon rritjen e çmimit.

Sipas ish-kryeministrit nuk ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet dhe shet energjinë. Berisha kujton gjithashtu, se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që takson naftën mbi 1 euro, prodhon mbi 1 milion ton dhe ka çmimet më të larta.

“Tani nën hijen e luftës ka marrë përmasa dhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që ka katërfishuar çmimin e  energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin edhe për konsumatorët. Është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 milion ton dhe që ka çmimet më të larta në Evropë.

Por, sigurisht Shqipëria nuk është një ishull. Megjithëkëtë në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Energjia e saj në masën 98% është tërësisht ujore, por prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër.

Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, rreth 8.9 miliard kw. Duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervar ujore të kaskadës konstaton lehtësisht se shkaku themelor i krizës nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje.

Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energjinë në emër të liberalizimit të tregut me 42 euro, në të njëjtën ditë kur në bursë është 130 euro.

Në themel të kësaj krize është qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie”, deklaroi ish-kryeministri.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook