Lidhu me ne

Mix

Mamive në Britani u kërkohet të shmangin fjalën “vaginë”, që mos të mërziten pacientët transgjinorë


Mamitë në një spital në Britani tanimë duhet të tregohen të kujdesshme me mënyrën si flasin, pasi u është kërkuar të mos thonë fjalën “vagina”, në mënyrë që të mos ofendohen pacientet transgjinore shtatzëna.

Udhëzimi është prezantuar nga shefat e shëndetësisë në Sussex si pjesë e politikës së tyre për kujdesin perinatal (që më parë njihej si shërbimet e maternitetit), që të përshtatet për personat transgjinorë dhe jobinarë.

Siç shkruan Daily Mail, në udhëzuesin e ri kujdesit shëndetësor të Spitaleve Universitare të Brighton dhe Sussex, mamive dhe mjekëve obstetër u thuhet që në vend të fjalës “vaginë”, të thonë “vrima e përparme” ose “hapja gjenitale”.

Stafi inkurajohet të regjistrojë kushte e kërkuara nga pacientët në një dokument të quajtur “Preferencat e mia gjuhësore”.

Ka një listë të pjesëve anatomike si qafa e mitrës, mitra dhe gjinjtë krahas një kolone ku mund të shkruhen fjalët e preferuara.

Udhëzimet shtojnë se kujdesi i maternitetit zakonisht është projektuar si një ‘shërbim vetëm për gratë’ i cili mund të mos u shërbejë nevojave të individëve ‘trans‘ dhe ‘jobinarë‘ të cilët nuk identifikohen si meshkuj apo femra.

Pacientët shtatzënë transgjinorë duhet të trajtohen sipas “gjinisë së tyre të vetë-identifikuar” dhe jo sipas gjinisë së tyre të lindjes, thuhet në udhëzim.

Një mami zbuloi se një numër i stafit të maternitetit janë të pakënaqur, por kanë frikë të flasin hapur.

Mamia e cila kërkoi të mbetet anonime, tha: “Është një politikë që lidhet me shumë pak njerëz dhe ata mendojnë në një farë mënyre se është qesharake, por për shkak të klimës në spital nuk guxojnë të thonë asgjë.”

Muajin e kaluar nisi një tjetër politikë e re në këto spitale, ku stafit iu kërkua që fraza “qumështi i gjirit” të zëvendësohej me “qumësht njeriu” ose “qumështi nga prindi që ushqen”.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook