Lidhu me ne

Letersi

Shenjat e pikësimit, rregulla dhe sqarime

Gjuha Shqipe pa gabime: Shenjat e pikësimit

Shenjat e pikësimit


Përgatiti:Alma Pire – Anëtare e grupit “Gjuha Shqipe pa gabime

Për të mënjanuar dykuptimësitë gjatë të shkruarit të fjalëve në një fjali sigurisht që përdorim shenjat e pikësimit.

Si do kuptohej fjalia e mëposhtme pa shenja pikësimi?

– Të lirohet jo të dënohet!

Ku duhet vënë presja? “Të lirohet, jo të dënohet!” apo “Të lirohet jo, të dënohet!” E pra, për një presje të gabuar një person mund të dënohet ose të lirohet…


Në gjuhën shqipe ka shenja pikësimi që përdoren brenda fjalisë dhe të tjera që përdoren  në fund të saj.

Shenjat e pikësimit që përdoren brenda fjalisë janë: presja, pikëpresja, viza, thonjëzat, dypikëshi.

Shenjat e pikësimit që përdoren në fund te fjalisë për të shprehur një intonacion të caktuar  janë: pika, pikëpyetja, pikëçuditja, shumëpikëshi. 

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore.


Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë.

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë, lajmërojnë një shpjegim, një varg shembujsh etj


Kllapat  shënojnë një pushim të shkurtër, si presja. Shërbejnë për të dalluar, shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë.

Vizat dhe thonjëzat shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë . 

Thonjëzat përdoren për të treguar se fjalët e vendosura brenda tyre ndryshojnë nga fjalët jashtë thonjëzave, ose  përdoren jo me kuptimin e tyre të zakonshëm:
– vendosen në fillim dhe në fund të ligjëratës së drejtë për të veçuar fjalët përmendëse që ne riprodhojmë nga fjalët e autorit: Me një zë të ëmbël e pyeta: ”Çfarë ke?”
– u vendosim thonjëza fjalëve për të treguar kuptimin e tyre ironik: Eh, sa “ punëtor” je!
– vendosim në thonjëzave titujt e gazetave, librave, rrugëve, shkollave, organizatave etj. Sheshi “Nënë Tereza” ishte zbukuruar për festë.
– vendosim thonjëza në përkthimin e një fjale nga një gjuhë e huaj në shqip ose anasjelltas. Fjala “Facebook” nuk ka përkthim në shqip.
– përdorim thonjëza njëshe nëse janë brenda një teksti të mbyllur me thonjëza: “A e ke lexuar librin ‘Dreri i trotuareve’ të Diana Çulit?”- e pyeta unë me kuriozitet.


Presja

Presja (,) shënon një pushim të shkurtër brenda fjalisë. Ajo vë në dukje fjalë a grupe fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar. Përdoret:
 – pas fjalëve apo grupeve të fjalëve si gjymtyrë homogjene,
* midis gjymtyrëve homogjene që nuk lidhen me lidhëza,
* tek gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëza kundërshtore ”po”, “por” dhe me këpujoren ”as”,
* tek gjymtyrët homogjene me lidhëza të përsëritura: as…as, dhe…dhe,herë…herë, o…o,
 – pas fjalëve apo togjeve të fjalëve të ndërmjetme,
 – në shkresa, letra, për të ndarë emrin e vendit ku shkruhet diçka nga data ose viti,
 – për të ndarë pjesët e një fjalie të përbërë,
 – midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta kur ato përsëriten,
 – te përcaktori I veçuar kur ndodhet pas emrit,
* kur përcaktori vjen pas emrit që përcakton,
* kur përcaktori vjen pas emrit që përcakton, por nuk është I paveçuar nga trajta e nyjes së përparme apo nga mungesa e saj,
* kur ndahet prej fjalës që përcakton nga fjalë të tjera,
* kur I përket një emri a një emërtimi të përveçëm,
– te ndajshtimi I veçuar kur saktëson kuptimin e një emri a përemri,
* te ndajshtimi që I përket një emri të përveçëm,
* te ndajshtimi që shprehet me emër të përveçëm, me mbiemër ose me pseudonim,
 – te rrethanorët që saktësojnë kuptimin e një rrethanori tjetër,
* te rrethanorët e zgjeruar ose të pazgjeruar,
* te rrethanorët e ndërtuar me parafjalë apo me shprehje parafjalore,
– te thirrori kur ndodhet në fillim a në fund të fjalisë,- te ndërtimet me forma të pashtjelluara kur ndodhen para kallëzuesit, në mes të fjalisë ose kur lidhen drejtpërdrejt me të
– te pjesëzat pohuese kur shënojnë rënien e tonit dhe pauzë në të folur,
– te fjalët dhe pjesëzat modale (lumturisht, fatmirësisht, për çudi, për fat të keq)
* te fjalët dhe shprehjet modale që shprehin vlerësim logjik (madje, sidomos, të paktën, ndër të tjera)
* te fjalët dhe shprehjet modale që tregojnë vlerësim të vërtetësisë së kumtimit(doemos, natyrisht, pa diskutim etj.)
* fjalët dhe shprehjet modale që tregojnë lidhje logjike midis kumtimeve a pjesëve të tyre (sidoqoftë, pra, domethënë etj.)


Pikëpyetja 

Pikëpyetja është ajo shenjë që shënon intonacion ngjitës:
– shoqëron fjalinë e thjeshtë pyetëse: Kush ishte?
– përdoret në fund të një fjalie të përbërë pjesët e së cilës bashkohen me lidhëza bashkërenditëse ose pa lidhëza: Po sikur të marrësh opingat dhe të kthehesh andej nga erdhe?
– përdoret në fund të periudhës me fjali të varura nga një fjali kryesore pyetëse nëse intonacioni pyetës ruhet deri në fund: E nga e di ti që nuk e kam me gjithë zemër?
– përdoret edhe në fund të një fjalie pyetëse e cila nuk kërkon përgjigje (pyetje retorike): Kështu kërkon ta kalosh jetën?
– përdoren dy ose tri pikëpyetje njëra pas tjetrës për të theksuar më shumë karakterin pyetës të fjalisë: Çfarë?? Unë, përse???


Pikëçuditja

Pikëçuditja është ajo shenjë pikësimi që shoqëron intonacionin e veçantë të shprehjes së një emocioni (gëzim, hidhërim, kundërshti, zemërim). Përdoret:
– në fund të një fjalie të thjeshtë thirrmore ose të një periudhe me fjali të tilla:
Sa shpejt ikin vitet! Këtu kemi lindur, këtu jetojmë, këtu do të vdesim!
– në fund të fjalive të pavarura nxitëse ose dëshirore: Uluni! Mirë se erdhët!
– në fund të një periudhe me fjali të nënrenditura të varura nga një fjali kryesore thirrmore nxitëse ose dëshirore: Jepjani moj atë që u takon dhe mos u merrni me ta!
– në fund të një periudhe që mbaron me një fjali thirrmore: Po i lamë të huajt të na shkelin, na qoftë haram buka!
– pas thirrmorëve a pasthirrmave kur përdoren me vlerën e një fjalie të paplotë thirrmore, në shprehjet pasthirrmore, urimet, mallkimet, falënderimet, komandat: Gjysh! Udhë e mbarë! Gatitu! Ah! Gjak e dhjamë!
– në fund të një fjale a grupi fjalësh të ndërshtëna me karakter thirrmor të cilat janë future në një fjali të varur: Këndonin e kërcenin (oh ç’të kërcyer që bënin!) tërë natën deri në mëngjes.
– përdoret edhe pas një fjalie pyetëse me karakter thirrmor, ose pas një fjalie pyetëse retorike. Në këtë rast forma pyetëse e fjalisë shërben për t’i pohuar diçkaje forcë të veçantë, për të shprehur emocion: Gjithë kjo zhurmë për kaq gjë?!

Vendosen dy ose tri pikëçuditje për të theksuar karakterin thirrmor të fjalisë:Sa jetë e vështirë!!!
Kujdes! Nuk vendoset pikëçuditje por presje pas thirrorëve në fillim të një letre:E dashur nënë,


Shumëpikëshi 

(…)Shumëpikëshi  tregon se fjalia dhe mendimi mbeten të papërfunduar, ligjërimi është ndërprerë dhe aty ka një pushim të gjatë. Përdoret në këto raste:
– kur fjalët e folësit ndërpriten nga bashkëbiseduesi apo dikush tjetër për diçka që ndodh papritmas:
Atëherë nesër në mesditë…tha mësuesja dhe nuk e përfundoi fjalën se dikush e thirri nga korridori.
– për të treguar ndërprerjen e thënies nga vetë folësi për arsye të një emocioni të fortë kur nuk gjen fjalën e duhur, kur nuk mundet të flasë, kur ngurron dhe ndërron mendje: Unë thashë…, unë gabova…, por…
– për të treguar se kemi një të folur të ngadaltë, me ritëm dhe pushime të gjata: Nuk është e vërtetë… unë nuk jam ashtu si mendoni… Ma falni këtë herë…
– për të treguar ndërprerjen e një thënieje që lexuesi e merr me mend, ose i lihet ta mendojë: Apo s’është e gjatë, e…
– në vend të një fjale që nuk duam ta përmendim: Unë besoj në…
– në vend të një fjalie pyetëse ose fjalie që shpreh gjendje emocionale për ta vënë më mirë në dukje atë që po ndodh. Në këtë rast tri pikat vendosen pas pikëpyetjes apo pikëçuditjes: Ku e keni gjetur këtë të drejtë?…
– në citime për të treguar se janë lënë jashtë tyre fjalë dhe fjali: “…lexova Kadarenë komplet, provoj të shkruaj kritikë por… nuk mundem.”

MË TEPËR

Kioske19 orë më herët

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën… Nga Bledian Koka  2 ditë pasi 5 “kolegë” të BKH-se ia...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje koke kur ndryshon moti? Ja çfarë mund t’ju ndihmojë

Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit: Dush Uji i alternuar i temperaturave të...

Radar19 orë më herët

Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e...

Radar20 orë më herët

Ursula von der Leyen ka një problem të madh me Donald Trump!

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të shkaktojë turbulenca gjatë...

Kioske21 orë më herët

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë? Nga Artur Zheji Ndodhi...

Mix21 orë më herët

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme...

Temporal22 orë më herët

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor – 28 milionë euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj

Ashpërsimi i ndëshkimeve për shoferët po shërben për të mbushur arkën e shtetit. Gjatë vitit të kaluar gjobat u katërfishuan,...

Mix22 orë më herët

Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e një orari të rregullt të gjumit, ndonjëherë një javë e zënë mund të shkatërrojë...

Kryesore1 ditë më herët

Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit, gazetarja rendit kallëzimet ndaj Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka përmbledhur kallëzimet që janë bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”...

Mix1 ditë më herët

17 fakte që mund të mos i dini për Greqinë

1. Greqia ka mbi 6000 ishuj, por vetëm rreth 227 janë të banuar. 2. Athina, kryeqyteti i shtetit helen, është...

Facebook