Mix
Ky kostum i Meghan Markle i duhet të gjithave prandaj bëhuni gati për ~ screenshot~

Kur mendojmë për një kostum të bardhë, fjalët e para që na dalin natyrshëm janë “klasi, eleganca, finesa dhe sharmi”. Të gjitha këto marrin kuptim të plotë nëse atë kostumin e bardhë e shohim tek Meghan Markle. Princesha u shfaq në Invictus Games në Hollandë e veshur me një kostum të bardhë nga Valentino. Për ta përshkruar si dukej nuk do të zgjidhnim fjalët e duhura, kështu që hidhini një sy fotove.

Ky kostum, pikërisht ky, na duhet brenda garderobës sepse është thjesht MUST! Një xhaketë e gjatë poshtë vitheve kombinuar me pantallona të prera drejt dhe me taka. Përtej dashurisë që kemi për xhaketat e zeza, le ta pranojmë që sharmi i një kostumi të bardhë s’krahasohet me asgjë!

I shkon çdo rasti të rëndësishëm, çdo trupi apo stili! Jo domosdoshmërisht duhet ta keni Valentino si Meghan, por diçka komplet e ngjashme me të arrihet edhe me më shumë pak kosto.

Krah Markle-it qëndronte princ Harry, i veshur me një kostum elegant në ngjyrë blu të errët. Kjo ishte dalja e parë e dyshes jashtë SHBA, që kur çifti u largua në 2020 nga familja mbretërore.
Burimi: Cosmopolitan