Lidhu me ne

Kioske

Ballkani i Hapur hap shumë probleme, prandaj është nocion i marrë fund

Nga Arbër Zaimi 

Ballkani i Hapur hap shumë probleme, prandaj është nocion i marrë fund.

1. Probleme me Britaninë:

Serbia, vendi kryesor ekonomik dhe ushtarak, pra lideri i Ballkanit të Hapur, ditët e fundit po hap probleme me Mbretërinë e Bashkuar, pse ajo po ndihmon kapacitetet mbrojtëse të Kosovës. Serbia sivjet mori raketa nga Kina dhe tanke moderne nga Rusia, por paska ankesa pse Kosova merr anti-tank. A thua se Kosova duhet të shtrijë qafën në tryezën e kasapit, në vend që të mbrohet. Vendi i dytë i Ballkanit të Hapur, Shqipëria, e mbrojti të drejtën e Serbisë për t’u armatosur, por ende nuk dihet se a do të distancohet nga Serbia, në kundërshtimin për ndihmën që Britania mund t’i japë Kosovës.

2. Probleme me Gjermaninë:

Në vizitën e paradoditëve të Edi Ramës në Gjermani, autoritetet gjermane, qoftë kancelari qoftë presidenti, e bënë të qartë se as nuk denjojnë ta përmendin Ballkanin e Hapur. Gjermania shfaqi interes për rimëkëmbjen e Procesit të Berlinit, dhe nuk e pranoi formulën e Ramës se këto qenkan ‘e njëjta gjë’. Në fakt nuk janë e njëjta gjë sepse Procesi i Berlinit ka si drejtues Bashkimin Evropian e si nxitës Gjermaninë, dhe aty marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa Ballkani i Hapur ka si drejtues e nxitës Serbinë e në prapaskenë Rusinë, dhe është përçarës se përfshin vetëm tre nga gjashtë shtetet.

3. Probleme me NATO-n (dhe SHBA)

Në fund të marsit në Sofje të Bullgarisë janë mbledhur kryeministrat e vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore. Temë e diskutimit ishte lufta në Ukrainë dhe rreziqet në rajonin tonë. Aty morën pjesë kryeministri bullgar, ai rumun, malazez dhe verimaqedonas. Ky takim ishte i përshëndetur dhe i nxitur edhe nga fuqia kryesore e NATO-s, pra SHBA, që ka premtuar forcim të frontit lindor pikërisht në këto vende. Në Serbi takimi po interpretohet si përpjekje për ta zëvendësuar Beogradin me Sofjen, dhe për t’i dhënë peshë rajonale Bullgarisë. Por, kryeministri i Shqipërisë nuk ishte në takim, edhe pse Shqipëria është vend i NATO-s nga Europa Juglindore. Nuk e kanë ftuar si person që mund ta rrjedhë informacionin në Beograd, apo nuk ka dashur vetë të shkojë që të mos e tradhtojë fejesën me Ballkanin e Hapur?

Probleme me BE-në:

Analistët politikë serbë thonë se një nga arsyet kryesore pse Serbisë nuk i avancohen negociatat drejt BE-së, janë kundërshtimet e anëtarëve fqinjë. Bullgaria e Kroacia kanë ankesa për trajtimin e minoriteteve të njohura bullgare e kroate në Serbi, ndërsa Rumania ende nuk e ka as njohjen e komunitet vllah (arumun) të Serbisë si minoritet. Serbia është një ndër vendet me trajtimin më të keq të minoriteteve. Së fundi e pamë se edhe ndaj shqiptarëve në Serbi u ushtrua një teknikë diskriminuese që i la pa deputetë në parlamentin serb. Në asocimin e saj me Serbinë, Shqipëria i humb meritat e saj si një nga vendet me trajtimin më demokratik të minoriteteve në rajonin tonë. Përveç kësaj, në emër të Ballkanit të Hapur, Shqipërisë i mbyllet goja edhe për të drejtat e shkelura të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Duke qenë pra Ballkani i Hapur një nocion i udhëhequr prej një vendi që keqtrajton minoritetet, ai është i papranueshëm për frymën demokratike që promovon BE.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook