Lidhu me ne

Mix

5 ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër nëse vuani nga diabeti

Personat që nuk vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë herë pas here patate të skuqura apo ëmbëlsira. Edhe pse janë të pashëndetshme dhe mund t’ju shtojnë në peshë, konsumimi i tyre nuk është fundi i botës. Ndërsa, për personat që vuajnë nga diabeti, ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ketë pasoja të rënda për jetën.

Është e vështirë të thuhet çfarë është mirë dhe çfarë jo duke qenë se çdo pacient me diabet është disi ndryshe nga tjetri, megjithatë, ata duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.

Si nivelet e larta ashtu edhe të ulëta të sheqerit në gjak – hiperglicemia dhe hipoglicemia – mund të shkaktojnë simptoma të tilla si të vjella, dhimbje në stomak, rrahje të shpejta zemre, dridhje dhe marramendje. Në raste më ekstreme, nivelet e larta ose të ulëta të sheqerit në gjak mund të kenë pasoja të rënda, deri në vdekje.

Nëse vuani nga diabeti dhe po përjetoni këto simptoma, duhet të vizitoheni patjetër tek mjeku specialist.

Cilat ushqime shkaktojnë më shumë probleme tek pacientët që vuajnë nga diabet?

Pijet e gazuara

Edhe pse ka pak të dhëna që i lidhin pijet e gazuara dietike me shtimin në peshë dhe probleme të tjera shëndetësore, konsumimi i rregullt i këtyre pijeve është i rrezikshëm për ata persona që vuajnë nga diabeti. Një kanaçe e vetme me coca-cola përmban 39 gramë sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të marrin jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

Lëngjet e frutave që shiten nëpër dyqane

Lëngjet e frutave janë të shëndetshme deri në momentin që ata nuk kanë sheqer të shtuar. Për personat që vuajnë nga diabeti – apo për të gjithë ne- nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes konsumimit të sheqerit në formën e pijeve të gazuara ose lëngjet e frutave që shiten në dyqane. Të dyja janë të pashëndetshme. Ndërsa lëngjet që i përgatisni nga frutat e freskëta janë të mira për shëndetin, edhe pse nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

Petulla të ëmbla

Shumë persona me diabet e mendojnë sheqerin si ushqimi nr. 1 që rrit sheqerin në gjak, por në fakt janë karbohidratet që e shkaktojnë një gjë të tillë. Petullat e përgatitura me drithëra të përpunuara janë ndër burimet më të mëdha të karbohidrateve që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.

Patatet e skuqura

Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janë ndër burimet kryesore të karbohidrateve, prandaj duhet të kufizohen ose shmangen nga personat që vuajnë nga diabeti. Nëse edhe i skuqni patatet, rreziku dyfishohet.

Ëmbëlsirat që shiten nëpër dyqane

Tortat, biskotat, karamelet, të gjitha këto lloje ëmbëlsirash kanë në përmbajtje të lartë sheqer dhe drithëra të rafinuara. Edhe më keq: Nëse i blini ato më dyqane, shumë prej tyre përmbajnë yndyra të pangopura, duke rritur kështu rrezikun në shëndet. Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, dhe yndyrat e ngopura rrisin nivelet e kolesterolit në total.

Burimi: Prevention.com

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix17 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix17 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix17 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar18 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix18 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike18 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix18 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix19 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook