Mix
Si rrallë herë Meghan Markle dhe Princit Harry ndajnë një moment intim në publik!
Çifti mbretëror Harry dhe Meghan Markle ndanë një moment intim, si rrallë herë në skenën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Invictus mrëmjen e kësaj të shtune në Holandë.
Ata shkëmbyen një puthje në buzë, përpara se princi të mbante një fjalim për më shumë se 500 konkurrentë, duke u thënë se do të ishte krenar nëse djali i tij kur të rritej do të kishte ‘karakterin’ e tyre.
Momenti i çiftit mbretëror erdhi pasi Meghan ishte ngjitur në skenën brenda stadiumit Zuiderpark në Hagë, Holandë, për të prezantuar Dukën e Sussexit.
Meghan foli për ‘dashurinë dhe respektin’ e saj për Harry-n përpara se të përmendte dy fëmijët e tyre të vegjël dhe të thoshte se ajo nuk mund të ishte ‘më krenare se kaq për burrin e saj.’
Dukesha u shfaq tepër elegante e veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza me bel të lartë dhe një gjerdan ari Cartier, ndërsa Harry zgjodhi një kostum gri dhe këmishë të bardhë me jakë të hapur.
Pasi falënderoi veteranët e pranishëm për shërbimin e tyre ushtarak, Meghan tha: “Tani është nderi im të prezantoj nga kush do të jeni të emocionuar të dëgjoni. Ai ka kaluar shumë netë pa gjumë duke planifikuar këto lojëra për t’i bërë ato sa më perfekte për secilin prej jush.
Nuk mund ta dua dhe ta respektoj më shumë dhe e di që shumë prej jush ndiejnë të njëjtën gjë sepse ai është kolegu juaj veteran që ka shërbyer dy turne në Afganistan dhe dhjetë vjet shërbim ushtarak dhe themeluesi i Invictus Games dhe babai i dy të vegjëlve tanë, Archie dhe Lili.
Ju lutemi mirëpresim burrin tim të mrekullueshëm, Princin Harry, Dukën e Sussex.”
Harry doli në skenë dhe i dhuroi një puthje Meghan. Ai buzëqeshi gjerësisht ndërsa ajo u kthye në vendin e saj dhe tha: ‘Faleminderit dashuria ime’.