Lidhu me ne

Mix

Pse duart dhe këmbët na rrinë të ftohta?

Të tjerët veshin bluza të holla, kurse ti je me pulovër e shall. I ke duart e ftohta dhe këmbët akull. Por pse? Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për një ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta, një ndjeshmëri e lindur subjektive. Por në disa rate mund të flasë edhe për disa problematika me shëndetin.

Shpesh, këmbët dhe duart e ftohta mund të jenë sinjal i ndryshimeve në qarkullimin periferik të gjakut, asgjë për t’u shqetësuar këtu, thjesht një mbindjeshmëri e kapilarëve ndaj ndryshimit të temperaturave. Nëse simptomat janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme si dhe i keni kapilarë të zgjeruar tek duart e këmbët, kërkoni ndihmën e mjekut.

Të pasurit e duarve dhe këmbëve gjithmonë të ftohta mund të jetë gjithashtu një prej simptomave të para të një tiroideje që nuk funksionon mirë. Mjafto një analizë gjaku dhe një integrim i tiroksinës për të zgjidhur problemin.

Kujdes me dietën.

Mungesa e hekurit dhe vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjeshmëri ndaj të ftohtit përveçse ju bën të ndiheni të lodhur e të përgjumur. E gjeni atë në mish, peshk dhe në derivatet e qumështit. Nëse ndiqni një dietë vegane ose vegjetariane, ndoshta keni nevojë për suplemente për t’i marrë këto vitamina. Tek ushqimet më të pasura me hekur hyjnë perimet me gjethe jeshile si dhe bishtajat: ideale është t’i shoqërosh ato me ushqime të pasura në vitaminë C si limoni për shembull, për të garantuar përthithjen maksimale të hekurit.

Të qenit nën peshë mund t’ju bëjë më të ndjeshëm se ç’duhet ndaj të ftohtit. Arsyeja? Yndyra vepron si një izolant dhe mbrojë në trupin tonë. Përpiquni që me regjimin e duhur dhe me pak sport të arrini nivelin e duhur të peshës.

Edhe një dietë hipokalorike mund t’ju bëjë të ndjeni të ftohtët: duke konsumuar më pak kalori, metabolizmi juaj do të detyrohet të punojë më shumë se sa i nevojitet për t’ju garantuar mjaftueshëm ngrohtësi për t’u mbrojtur. Dhe prapë se prapë nuk keni kalori mjaftueshëm për t’u mbrojtur. Për të korrigjuar këtë, ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, shtoni në vaktet tuaja të paktën 3 lugë aj ulliri në ditë dhe rrisni dozën e proteinave sepse ato furnizojnë muskujt me energji, parandalojnë lodhjen dhe shmangin ndjenjën e të ftohtit.

Përfundimisht, të qenit superdembel ju bën të keni gjithmonë ftohtë. Ju lëvizni pak dhe nuk e stimuloni metabolizmin tuaj. Sportet dhe stërvitjet në mënyrë të vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për të rritur temeperaturën e trupit: aktiviteti fizik aktivizon metabolizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

MË TEPËR

Mix44 minuta më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix46 minuta më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix59 minuta më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore1 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar2 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix18 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix19 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix21 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix21 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix21 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Facebook