Lidhu me ne

Mix

Më mirë të MOS i shihni: 10 filma horror bazuar në histori të vërteta!

Më mirë të MOS i shihni: 10 filma horror bazuar në histori

Ka dy lloje njerëzish në botë: Ata që frika i intrigon dhe kanë vetëm kuriozitet për horrorin dhe lloji tjetër që nis të djerësitet vetëm nga ideja që do të shohë një film të frikshëm. Nëse i përkisni grupit të parë, bëhuni gati për më shumë tension. Gjithë filmat më poshtë (sigurisht horror) janë bazuar në histori të vërteta- fakt që i bën 10 herë më të frikshme sidomos në prag Halloëeen-i.

Përgatituni për të qenë të fortë psikologjikisht!

1. Things heard & seen (2021)

Ky thriller flet për një grua të re që lë Manhattan-in për të jetuar me bashkëshortin në një qytezë të vogël. Ajo çfarë s’dinte ishin sekretet djallëzore që e prisnin brenda shtëpisë së re. Filmi bazohet në novelën e shkruar nga Elizabeth Brundage, e cila është frymëzuar nga episodet e jetës së saj me ndodhi të mbinatyrshme.https://www.youtube.com/embed/HCAaonjgDEA

2. Above Suspicion (2021)

Kjo histori bazohet në jetën reale të agjentit të FBI-së pas zhvendosjes në një qytet minierash në Kentucky, për misionin e tij të parë. Gjithçka nis pas fillimit të romancës me një grua nga qyteti, e cila ishte gjithashtu informatorja e tij më e mirë.  Gjërat ngatërrohen dhe bëhen me tragjike kohë pas kohe.https://www.youtube.com/embed/UpCDPSpu6Lg

3. Lost girls (2020)

Ndonëse nuk do t’ju duket mjaftueshëm horror, historia është e tmerrshme. Lost Girls është historia e vajzave të vrara nga vrasësi serial në Long Island. Viktimat ishin punonjëse seksi në atë zonë dhe vrasjet e tyre mbeten ende një mister i madh.

4. All good things (2010)

Frymëzuar nga krimet e vrasësit  Robert Durst, ky film tregon historinë e djalit të një milioneri pronash të patundshme në Neë York. Marrëdhënie me gruan e tij përfundon ashtu siç nuk jua merr mendja në fillim të filmit.

5.Silent hill (2006)

Nëse s’keni dëgjuar kurrë për një vend të quajtur Centralia, Pennsylvania kjo sepse konsiderohet si vend fantazmë për shkak të zjarrit të rënë në 1962-in që digjet ende sot e kësaj dite. Dihet pak për këtë vend, por mjaftueshëm sa për të bërë filma të frikshëm.

6. Changeling (2008)

California e viteve 1920-të. Rreth 20 djem të vegjël të vrarë. Historia e një nëne që i shkon gjer në fund zhdukjes së të birit. Ndonëse policia pretendon se e ka gjetur vogëlushin, djali i kthyer s’është i njëjtë me atë që u zhduk.

7. Black water (2007)

Ata që kanë frikë nga krokodilët, le të mos e shohin! Ky film tregon historinë e vërtetë të 3 eksploruesëve që u përballën me një krokodil gjigand gjatë rrugëtimit të tyre në veri të Australisë.

8. Silent house (2011)

Ky thriller psikologjik flet për një grua të re e gjendur në një shtëpi të pushtuar nga fantazmat. Bazohet në ngjarjet e vërteta të çuditshme të ndodhura në Uruguajin e viteve 1940-të.

9. Zodiac (2007)

Historia e një prej vrasësve serialë që terrorizoi San Francisco-n e viteve 1970…Filmi është 10-fish më i frikshëm sepse vrasësi ndodhet ende rrugëve të Amerikës…

10. Winchester (2018)

Historia e vejushës që mendon se është pushtuar nga fantazmat e njerëzve që u vranë nga armët e kompanisë së të shoqit. Vila ku ajo jeton është një vend i vërtetë i njohur si Winchester Mystery House, ku gruaja reale që portretizohet në film jetoi për 38-vite duke e ndërtuar dhe rregulluar sipas udhëzimeve që merrte nga “shpirtrat”.

Burimi: Cosmopolitan

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix21 minuta më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix53 minuta më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix55 minuta më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar2 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix3 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet3 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar3 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Kryesore3 orë më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Facebook