Radar
Afera e incineratorëve, Këlliçi: Përse nuk janë ende përpara drejtësisë Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi?!
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe drejtuesit i Komisionit të Rithemelimit, ka reaguar në lidhje me ngadalësinë e hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorëve.
Me një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se, pse drejtësia hesht para fakteve të aferës korruptive të inceneratorëve.
Edhe sa kohë i duhet drejtësisë për të bërë drejtësi?
Përse heshtet përpara fakteve tronditëse të aferës korruptive të inceneratorëve?!
Përse nuk janë ende përpara drejtësisë Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi?!’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.