Lidhu me ne

Mix

25 filmat romantik më të bukur të të gjitha kohërave

Raising Titanic: The World of Communication & the Creation of One of the  World's Most Succesful Films - Inquiries Journal

Zhanri i romancës është i gjerë dhe gjithëpërfshirës, mund të kaloni nga drama në komedi pa asnjë problem. Kjo është pikërisht arsyeja përse filmat romantik pëlqehen kaq shumë.

Në një mënyrë apo tjetrën, secili nga ne gjen veten e tij aty. Edhe pse secili nga ne ka nga një film të preferuar, ne po ju listojmë 25 filmat romantik më të njohur.

Titanic (1998) 

Është e vështirë të jesh mbret i botës. Titanic vendos një tavan tepër të lartë për filmat romantik. Kaq lartë, saqë asnjë film nuk e arrin dot as sot. E vetmja gjë që nuk na pëlqen është fakti se kishte vend për dy veta tek dera e drunjtë .

The Big Sick (2017)

Filmi romantik bazuar në jetën reale të Kumail Nanjiani dhe Emily V. Gordon është një nga romancat më origjinale dhe më i mirëmenduar në vite. Përballë tragjedisë, një çift i dëbuar afrohen me njeri-tjetrin, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje kome. 

Moonstruck (1987)

Nuk diskutohet! Filmi ku luajnë yjet Nicholas Cage dhe Cher, ndihmoi që Cher të marrë Oskarin e merituar prej kohësh. Filmi perfekt italiano-amerikan i vendosur në New York, Moonstruck është një klasik viteve ’80.

Call Me By Your Name (2017)

Skenat në këtë film janë të jashtëzakonshme. Filmi me regji të Luca Guadagnino shpalos në mënyrë të përsosur ndjenjat e dashurisë së parë të humbur, në një mjedis të bukur italian. Pika Bonus: CMBYN është histori e rrallë e dashurisë homoseksuale ku askush prej personazheve nuk dhunohet apo sëmuret me HIV.

Silver Linings Playbook (2012)

Hyrja e treshes së filmit ku luan Cooper dhe Lawrence, Silver Linings Playbook është tregimi i asaj që ndodh kur njerëzit joperfekt gjejnë dashurinë e vërtetë. Filmi i solli Jennifer Lawrence Oscar-in e saj të parë, dhe kjo është vërtet e jashtëzakonshme për një film në kategorinë komedi romantike.

Dirty Dancing (1987)

Dashuria e të rinjve e vendosur në Catskills, e pikturuar në perfeksion nga skena e vallëzimit ikonë të viteve ‘80. Romancë klasike dhe një nga filmat romantik më të bukur.

Love & Basketball (2000)

Love & Basketbolli është një nga filmat më të bukur sportivë. Krejt rastësisht ndodh që të jetë edhe një nga romancat më të bukura gjithashtu. Ndërkohë që dy miq fillojnë të bëhen yje basketbolli, dashurohen me njëri-tjetrin. Mirëpo, karrierat e tyre përkatëse mund t’i mbajnë larg.

Elizabethtown (2005)

Elizabethtown është i veçantë dhe simpatik, megjithatë është një romancë e ëmbël dhe e mbështjellë me ekzistencializëm. Orlando Bloom është djali i përsosur që punon, i cili ndodhet në krizë ekzistenciale. Ndërsa, Kirsten Dunst nga ana tjetër nuk është asgjë vecse një shpirt i lirë dhe i lumtur.

The Bodyguard (1992)

Kimia midis Whitney Houston dhe Kevin Costner është një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, diçka rreth marëdhënies dinamike midis bodigardit dhe yllit të pop-it e bën këtë film fantastik në llojin e vet. Gjithashtu, ky film ka një nga këngën më ikonë në historinë e kinematografisë.

Carol (2015)

Kush nuk e pëlqen një histori dashurie mes dy femrave, të zbukuruar me ndjesinë e mollës së ndaluar dhe përpjekjes së tyre për tu përshtatur.

Crazy Rich Asians (2018)

Crazy Rich Asians u prit me padurim – një film që hedh dritë mbi trashëgiminë ndërsa tregon një histori romantike shumë argëtuese. Edhe nëse nuk jeni të prirur për të parë një komedi romantike, peizazhi i pabesueshëm i filmit ia vlen të shikohet.

When Harry Met Sally (1989)

Ndoshta është komedia romantike që mbizotëron mbi gjithë të tjerat. Edhe pse iu desh kohë ta kuptonin Harry dhe Sally duhet të përfundonin së bashku me patjetër.

Jerry Maguire (1996)

Nëse të thuash “të dua” nuk është e mjaftueshme, shtoni “ti më plotëson.” Është një veprim klasik i Jerry-it, duke e bërë një nga skenat më të njohura në skenën aktuale të romancës.

Notting Hill (1999)

Një listë filmash romantikë pa Julia Roberts është e pamenduar. Ndërsa mund të jetë e lehtë të tërhiqesh pas filmit Pretty Woman, historia e pabesueshme midis një personazhi të zakonshëm dhe një ylli filmash është afër majës së filmave të Roberts.

The Notebook (2004)

Nicholas Sparks është drejtor filmash i paarritshëm dhe The Notebook është një histori romantike dashurie shumë e bukur. Kaq e bukur saqë kapërcen çdo film tjetër.

West Side Story (1961)

Është film muzikor, megjithatë është shumë i rëndësishëm për kohërat tona. Dy adoleshencë, të copëtuar nga lidhja e tyre me bandat rivale, bien në dashuri dhe përfundon në tragjedi. 

Ghost (1990)

Kjo është hera e vetmja kur arti i qeramikës na duket seksi. Faleminderit Patrick dhe Demi Moore.

Casablanca (1942)

Casablanca është filmi më i mirë i të gjitha kohërave. Pikë.

Juno (2007)

Një film që flet për shtatzëninë e një adoleshenteje nuk ka si të jetë romantik. Mirëpo, ka diçka për lulëzimin e dashurisë midis miqve që e veçon nga të tjerët.

Her (2013)

Historia e dashurisë së kohërave tona: Një njeri i dashuruar me sistemin e tij kompjuterik. Filmi sci-fi në fakt prek një territor të paeksploruar në lidhje me atë se çfarë do të thotë të jesh i dashuruar me dikë (ose diçka), dhe çfarë mund të të ofrojë kjo dashuri.

My Best Friend’s Wedding (1997)

Klasikja e viteve ’90 është një romancë që përqendrohet pak a shumë në eksplorimin e termit dashuri. Gjithashtu ju kujton të kontrolloni veten gjatë procesit të takimit: mund të jeni duke ndjekur vajzën, por kush po ju ndjek juve?

Bull Durham (1988)

The Premise e Bull Durham është i çuditshëm: Susan Sarandon luan rolin e një grupi të vogël të kapur pas bejsboll-it. Kevin Costner luan një lojtar veteran bejsbolli. Nuk duket tepër premtues, por kimia midis aktorëve e kategorizon ndër filmat më të bukur romantikë.

Crazy, Stupid, Love (2011)

Crazy, Stupid, Love doli në epokën kur filmat romantikë po përpiqeshin të kishin peshë. Megjithatë, komedia e udhëhequr nga Steve Carrell tejkalon parashikimet. Jashtëzakonisht i lehtë për tu parë, dhe nëse nuk ju pëlqen një nga historitë aty, mos u shqetësoni: ka të paktën dy të tjera për tu parë.

San Junipero (2016)

A është film? Ndoshta jo. Por historia e afërt me metrazh të gjatë nga Black Mirror vlen të futet ndër historitë e bukura romantike. Një nga ato pak histori nga seriali i “Black Mirror” që përfundon mirë, “San Junipero” meriton një vend në listë. Mund ta shikoni në Netflix.

A Star is Born (2018)

Në fillim, duket pak e çuditshme të vendosni një film të lançuar vetëm tre muaj më parë në filmat romatik më të mirë. Mirëpo, kur llogarit faktin që është bërë gjithsej katër herë, nuk është e vështirë të justifikosh statusin e tij si film romantik që duhet të shihni me patjetër. 

Këto ishin filmat romantik më të pëlqyer të të gjitha kohërave, megjithatë ka edhe shumë të tjerë që vlejnë të përmenden. Ato do t’ua shkruajmë në një artikull më vete.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix7 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix7 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix7 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix7 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix8 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix8 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar8 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix9 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix9 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook