Lidhu me ne

Mix

Mënyrat që ju duhen për të trajtuar rrudhat rreth syve

Thuhet se buzëqeshja na bën të dukemi më të rinj.  Por rrudhat e syve ose siç quhen ndryshe ‘këmbët e pulës’ (një grup vijash në këndin e jashtëm të syrit) shfaqen sa herë që qeshim.

‘Këmbët e pulës’ ashtu si çdo lloj tjetër rrudhe në fytyrë shfaqen kur prodhimi i proteinave strukturore të quajtura kolagjen dhe elastinë ngadalësohen me kalimin e moshës. Shfaqja e tyre mund të përshpejtohet dhe përkeqësohet nga faktorë të tillë si pirja e duhanit, ekzagjerimi me alkoolin dhe ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV.

Në kohët e sotme ka shumë produkte që marrin përsipër trajtimin dhe përmirësimin e pamjes së rrudhave rreth syve, por ato që garantojnë një lloj efikasiteti, janë vërtet të kushtueshme.

Për fat të mirë, edhe në kushte shtëpie ekzistojnë mënyra për të trajtuar ‘këmbët e pulës’. Janë perfekte nëse po kërkoni për metoda 100% natyrale  dhe jo të kushtueshme për të larguar ato vija që kanë tendencë të zbulojnë moshën tuaj të vërtetë.

Kështu që lexoni më poshtë nëse doni të përmirësoni pamjen e tyre dhe të mos shqetësoheni sa herë buzëqeshni. Këto janë disa nga mënyrat më të mira në kushte shtëpie që mund të provoni:

Pini sa më shumë lëngje çdo ditë

Ndoshta asnjë metodë natyrale për trajtimin e rrudhave të syve nuk është aq efektive sa pirja e sa më shumë lëngjeve çdo ditë. Duke mbajtur lëkurën të hidratuar, mund të parandaloni rrudhat në cepin e syrit. Përveç ujit, lëngjet natyrale të frutave dhe çajrat bimore mund t’i sigurojnë hidratim total lëkurës suaj.

Aplikoni qumësht tek rrudhat

Hidhni pak qumësht të ftohtë në një gotë. Zhysni një top pambuku në të dhe aplikojeni në zonat e syve. Pini qumështin e mbetur për të inkurajuar trupin të prodhojë më shumë kolagjen dhe elastinë. Pirja e qumëshit është një mënyrë e mirë për t’u dukur të rinj dhe për të qëndruar të shëndetshëm.

Ushqeni lëkurën me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një ushqyes i mrekullueshëm i lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i tij në qoshet e jashtme të syrit mund t’ju ndihmojë të dukeni më të rinj. Është një ide e shkëlqyer ta aplikoni para se të shkoni në shtrat për të hidratuar qelizat e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave të syve.

Aplikoni xhel aloe vera

Mbani një bimë aloe vera në shtëpinë tuaj për të pasur një zgjidhje natyrale kundra plakjes. Brenda ccdo gjethe aloe vera gjendet një xhel i pasur me vitaminë E. Aplikimi i këtij xheli në zonën e rrudhave të syrit dhe shpëlarja më pas me ujë mund të bëjë mrekulli.

Vendosni feta kastraveci në sytë tuaj

Përvecc eliminimit të rrathëve të errët dhe qeskave në sy, fetat e kastravecit janë gjithashtu të shkëlqyera në luftimin e rrudhave që shfaqen në cep të syrit tuaj sa herë buzëqeshni. Gjithashtu, fetat e kastravecit furnizojnë trupin me ujë dhe vitaminë C e cila është e mrekullueshme kundra  plakjes.

Maskë me të bardhë vezësh

Meqënëse kolagjeni dhe elastina janë lloje proteinash, furnizimi i lëkurës me proteina mund të ndihmojë në përmirësimin e rrudhave si ‘këmbët e pulës’. Thjesht rrihni të bardhën e vezës dhe aplikojeni në sasi të bollshme në zonën e syve. Prisni pak derisa të ndjeni një mpirje. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Aplikoni maskë me papaja

Ky frut i mrekullueshëm tropikal është i mrekullueshëm për të luftuar ‘këmbët e pulës’. Papaja përmban sasi të larta të vitaminës C si dhe enzima të cilat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj pa shpenzuar shumë para. Merrni një copë papaja, shtypeni dhe aplikojeni në zonën e syve. Shpëlajeni pas disa minutash.

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore19 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix20 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar20 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar2 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook