Lidhu me ne

Mix

Kujdes zakone që mund të çojnë deri në depresion!

Kushdo që ka përjetuar të paktën njëherë depresion, i kupton më së miri efektet e tij ‘shkatërruese’. Për disa njerëz depresioni është një sëmundje nga e cila mendojnë se nuk do të shërohen kurrë.

Depresioni ‘vjedh’ energjinë e një personi, përqëndrimin dhe kënaqësinë e tij. Njerëzit që janë në gjendje depresioni nuk gjejnë sadisfaksion tek asgjë që bëjnë. Në raste të rënda, njerëzit humbasin edhe dëshirën për të jetuar.

Është e rëndësishme të dini se depresioni është një gjendje serioze mjekësore që kërkon trajtim profesional. Një terapist i liçensuar ose mjek mund t’ju sigurojë mjetet e nevojshme që ju duhen për të rigjetur rrugën tuaj mes depresionit.

Depresioni shkaktohet nga faktorë disa prej të cilëve janë fizikë e të tjerë psikologjikë. Më poshtë do të lexoni disa prej zakoneve të këqija që çojnë në depresion:

Mungesa e aktivitetit fizik

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme si për mirëqenien tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Të qenit joaktiv mund të çojë në depresion. Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë ditës ose mospërfshirja në ndonjë veprimtari fizike bën që njerëzit të bëhen dembelë dhe të hanë më tepër. Të qenit inaktiv dhe mbipeshë është një mënyrë e sigurt për ta futur veten në një gjendje depresioni. Kjo jo vetëm që redukton performancën tuaj fizike, po ul edhe vetëvlerësimin tuaj. Për më tepër, sa herë që ndiheni në depresion, stërvitja është gjëja e fundit që mendoni. Ju preferoni të qëndroni në shtëpi, por nuk duhet të jetë kështu.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kujtoni se ushtrimet fizike mund të bëjnë një ndryshim monumental nëse vuani nga depresioni. Të qëndruarit në divan ose shtrat është një ide vërtet e keqe.

Dieta e varfër

Të hash shëndetshëm nuk bën mirë vetëm për trupin, por edhe mendjen tuaj. Ushqimet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 quhen ushqime të trurit, sepse ato janë shumë thelbësore për indet e shëndetshme të tij.

Zakonet e këqija të gjumit

Nëse e privoni vazhdimisht veten nga gjumi, krijoni një situatë ideale për depresionin. Ekspertët e mjekësisë rekomandojnë të flint ë paktën shtatë deri në 8 orë gjumë nditë. Nëse nuk flini mjaftueshëm bëheni paranojakë dhe të sheqetësuar duke hedhur themelet për një gjendje depresioni.

Izolimi

Të qenit në izolim është një mënyrë e sigurt për t’u depresionuar. Kur shmangni miqtë dhe familjen për çfarëdolloj arsyeje, ju po krijoni një situatë të pjekur për depresionin. Izolimi është gjëja më e keqe që mund t’i bësh vetes, si në aspektin fizik ashtu dhe në atë mendor.

Mendimet pesimiste

Mendimet negative janë një ndër shkaqet kryesore të depresionit. Kur ushqeni mendime negative çdo ditë, po i hapni derën depresionit. Nëse vazhdimisht mendoni për kërcënime, refuzim, humbje ose dështim, këto janë mënyra të sigurta për të dëshpëruar veten. Ka disa gjëra në këtë botë që janë thjesht jashtë kontrollit tonë, kështu që nuk kemi nevojë të ndalemi tek to.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar6 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix6 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix6 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix7 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix7 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix7 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal7 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix7 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook