Mix
“Je plakë, je vyshkur”, Arjola Demiri rrëfen komentet negative që ka marrë vitet e fundit!

Edhe pas përfundimit të Big Brother VIP, Arjola Demiri vazhdon të jetë thuajse njësoj e pranishme me intervistat e ndryshme, e së fundi, ishte e ftuar në një panel me disa personazhe të tjerë të famshëm, në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun.

Moderatori e pyeti në një moment nëse e kanë zili dhe përse. Ajo rrëfeu se vitet e fundit kanë shpërthyer komentet e njerëzve ndaj saj.

“Mendoj duke analizuar, duke qenë se analizoj shumë. Duke u kthyer mbrapa në kohë kur kam qenë fëmijë. Besoj se të gjithë lindim me ndjenjën e zilisë. Unë kam ushqyer zilinë pozitive”, u shpreh Demiri.

“Sidomos këto dy vitet e fundit unë kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar, mund të jetë fama, suksesi të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër. Pastaj nuk po them te bukuria.
Ka komente vërtet të tmerrshme. ‘Ti je nënë, si pozon kështu’. Komenti më i shpeshtë është si del kështu se shumë plakë, je vyshkur”, ka thënë më tej ajo.