Radar
Elisa Spiropali, ministrja e Ramës me xhaketë 2 mijë euro ?

Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është shfaqur e veshur me një xhaketë të firmës së njohur Balmain.
Pas një kërkimi në faqet e ndryshme, shihet se çmimi i xhaketës që ka veshur Spiropali kap shifrën e “çmendur” prej 1750 Paund.

Por ndërkohë që vendi po përballet me krizën dhe rritjet e çmimeve, Spiropali duket se nuk e ka aspak problem të dalë në ekran dhe të bëjë moral, e veshur me ar dhe me veshje me çmime marramendëse.

Ndërkohë që njerëzit po përballen me çmimet në stratosferë të produkteve ushqimore apo edhe të karburanteve, ministrja, nuk nguron të reklamojë veshjet e saj firmato mijëra euroshe. Madje dhe në parlament e akuzojnë si zonja 5 milion dollarëshe. Gjithçka provohet nga fotot e mëposhtme.


