Mix
Dori dhe Devi zbulojnë çunat e ardhshëm të “Fiks Fare”, publikojnë FOTON
Dorian Ramuli dhe Devis Muka, përveçse janë dy kolegë të mirë, ata janë dhe miq shumë të mirë. Prej vitesh moderatorët e “Fiks Fare”, gëzojnë një miqësi të veçantë dhe gjithashtu dëshirojnë që kjo miqësi e tyre të trashëgohet ndër breza.
Së fundmi, Doriani me Devisin na kanë treguar se dy bebushat e tyre do të jenë shok shumë të mirë po si ata.
Ka qenë Dori ai i cili ka publikuar një foto me djemtë në krahë.
“Çunat e Fiksit, Eidan dhe Brois”, ka shkruar ai. Nëse ishit kureshtarë se kujt do ia kalojnë stafetën e moderimit Dori dhe Devisi pas shumë vitesh, besojmë e kuptuat. Eidan dhe Brois po bëhen gati me humorin e tyre ndërkohë.