Mix
Aurela Basha bëhet nostalgjike, publikon foton e rrallë me të vëllain para se të bëheshin milionerë

Bashkëshortja e ish-kreut të PD-së Lulzim Bashës, Aurela Basha, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto të shkrepur shumë vite më parë.
Në llogarinë e saj në “Facebook”, Aurela ka publikuar foton bardhë e zi ku shihet me vëllain e saj, Erion Isufin.
Kjo foto sipas saj është shkrepur në Holandë para se ata të merrnin vendimin për t’u kthyer të gjithë në Shqipëri.
“Ne Holande me @erionisufi78 para se te vendosnim te ktheheshim te gjithe bashke ne Shqiperi. #mybrother #holanda”, shkruan Aurela krah fotos bardh e zi me të vëllain, në të cilën shfaqet e veshur thjesht me një palë xhinsa, bluzë dhe xhaketë serioze.