Lidhu me ne

Radar

“Ka frikë dhe tmerr”- Berisha zbulon problemin që ka Rama: Me mua nuk bën dot pazare të pista

“Ka frikë dhe tmerr”- Berisha zbulon problemin që ka Rama:

Ish-kryeministri Sali Berisha Ka treguar arsyet pse, Edi Rama e ka frikë.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se kryeministri aktual nuk bën dot pazare të pista me të dhe nuk mund të tërheqë zvarrë popullin opozitar.

Sipas Berishës, dy janë arsyet që e shtynë Ramën të mbajë atë kongres, e para interesat e lidhura me mafien e drogës dhe e dyta frika dhe tmerri që ai ka, pasi e ka kuptuar se loja  me opozitën fiktive ka marrë fund.

“Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizojë një kongres të tillë. Edi Ramën një kongres të tillë e shtyu jo interesat e qytetarëve, jo problemet e tyre të shkollimit, të infrastrukturës, jo asnjë prej tyre. E shtynë interesat e klaneve mafioze, të drogës.

Çfarë e shtyu tjetër Edi Ramën të ecë në këtë drejtim. Frika dhe tmerri se mos skapi i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij apo rrethit të tij më të ngushtë.

Mund të imagjinonte të digjte ne flakët e inceneratorëve organizatën kriminale të kësaj afere. Këto ishin dy motivet që e shtynë atë të ndërmarrë një show të tillë, të pazakonte, unik në Evropën e sotme.

E shtyu nga ana tjetër tmerri që ai ka nga opozita e vërtetë. Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo me peng opozitën ka marrë fund.

Ai e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që ti japin atij përgjigjen e merituar. E di se në garat e ardhshme, ai, shqiptarët do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.

Po çfarë ka ai me Sali Berishën?

Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Sali Berishën nuk mundet dot të tërheqë zvarrë opozitën.

Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe tre disfatat pas vitit 2005 deri në 2011.

Edhe ato memorie e hidhur janë, por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar për hunde nëpërmjet udhëheqjes së tij”, tha Berisha.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook