Radar
Gjykata belge i jep përmbaruesëve për ekzekutim vendimin për sekuestron e çdo fondi të Albcontrol (Vendimi)

Një Gjykatë belge ka dhënë për ekzekutim për përmbaruesit sekuestron e çdo fondi të Albcontrol në favor të Francesco Becchettit.
Ndërkohë po ndjekin në Itali procedurat për sekuestron përmbaruese imediate për TAP-in derisa të plotësohet shuma 110 milionë euro.
Vendimi i jep të drejtën përmbarimit që të sekuestrojë çdo fond që posedon Albcontrolli në Eurocontrol.
Sekuestrot e fondeve të Albkontrol pritet të kenë pasoja për shtetin shqiptar.
Në vendim thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol ka paraqitur si dëshmi një dokument që nuk është në përputhje me kërkesat e Kodit Gjyqësor dhe pritet të pasoja penale për të.
Gjithashtu vendimi thotë se vështirësi janë hasur në sekuestron e fondeve pasi shteti shqiptar nuk ekzekuton vendimin e arbitrazhit.


