Lidhu me ne

Mix

Ese: Mjedisi dhe njeriu

Punim nga Romina Gjokmeli, nxënëse e klasës së nëntë, e cila është prezantuar me esenë “Mjedisi dhe njeriu”. 

Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë. Mbill një lule sot, për një të ardhme më të mirë nesër…

Natyra është arti i Zotit, bekimi që na vjen prej Tij, frymëzim i krijimit të qenies njerëzore. Gjithçka rrotullohet rreth natyrës, sa njeriu ka lidhur nje kordon aq të vecantë me të që po të shkatërrohej kjo lidhje, prishja e ekuilibrit ushqimor do ishte pasoja kryesore. Pafajësia që na fali nëna natyrë në lindje ka ndryshuar me kalimin e kohës, mirësia në ato shpirtra të brishtë ka evoluar në dashakeqësi, ku të mos mjaftonte dëmi që i shkaton të tjerëve, po përpiqet të shkatërroj ambientin që çdo ditë e më shumë bëhet pjesë e vetë karakterit dhe shpirtit tij. 

Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithcka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. ‘Pushtimi i natyrës’ është shprehja që mund të përcaktoj më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat. Ne po e shkatërrojmë këtë mjedis, po e prishim këtë atmosferë. Miliona fabrika të mëdha dhe të vogla janë ngritur në tërë rruzullin tokësor. Tymi që del nga oxhakui i këtyre fabrikave po shkakton ndotjen e ajrit. Numri i automjeteve po rritet dita ditës. Ky tym është kthyer në  sëmundje sidomos në qytetet e mëdha. Harrojmë se ajri është nevoja e menjëhershme dhe e rregullt e njeriut. Dhe nuk ngelet me kaq njerëzit po presin edhe pastrueset e ajrit-pemët. 

Natyra është pjesë e integraleve tona dhe ne po e plaçkisim këtë thesar cdo ditë e më shumë. Po dënojmë në një mënyrë aq mizore sikur krimin më të madh kreu–Tokës i fali jetë. Kjo lule gjigande jete po vyshken çdo ditë e më shumë dhe po venitet nën hijeshin e saj pamundësisht të fitoj pak impenjim nga këto qenie humane që pabesisht e përpiqen ta godasin kur u jepet mundësia duke shkatërruar jo vetëm jetën e tyre, por po i hyjnë në hak brezave pasardhëse. Natyra është vetë jeta, gjëja më e çmueshme e jona sa as finesa e njeriut nuk do të dëshmonte një shpikje më të bukur, më të thjeshtë dhe të drejpërdrejtë sa natyra. Ajo është më e shtrenjtë se tërë pauritë minerale të tokës së bashku, më e bukur se diamanti  sa vetë e keqja dorëzohet përpara saj dhe më humane se vetë njeriu. Kujdesi ndaj natyrës është detyrim moral, mjafton ti ta fillosh këtë nisëm sepse vërtë një pikë ujë në mes të detit nuk bën ndryshim, por një pikë e zezë bënë dallimin në nje fletë të bardhë. Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë. 

*MBILL NJË LULE SOT, PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË NESËR*

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook