Lidhu me ne

Radar

Balkan Insight: nga Samir Mane te Kastrati, hyrja në media e ‘oligarkëve’

Balkan Insight: nga Samir Mane te Kastrati, hyrja në media e

Gjergj Erebara*

Biznesmeni i fuqishëm, i lidhur politikisht, Shefqet Kastrati, ka hyrë në tregun e mbingopur mediatik të Shqipërisë me blerjen të hënën të Euronews Albania, duke ndjekur hapat e Samir Manes, i cili bleu TV SCAN muajin e kaluar.

Balfin Group, 100 për qind në pronësi të Manes, bleu TV SCAN në mars për 700,000 euro. TV SCAN është një operator i vogël, që kontrollon vetëm 2.9 për qind të tregut të reklamave televizive në vitin 2020, sipas të dhënave financiare të analizuara nga BIRN. Në fund të atij viti, TV SCAN kishte grumbulluar humbje prej rreth 470,000 euro.

Mane ka interesa biznesi në një gamë të gjerë sektorësh, nga ushqimi dhe veshmbathja tek energjia elektrike, mineralet, ndërtimi dhe turizmi.

Të hënën, Grupi Kastrati tha se kishte blerë 60 për qind të aksioneve në Intermedia Group, që zotëron Euronews Albania, për një shumë të pazbuluar. Ajo njoftoi planet për t’u zgjeruar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Euronews Albania u themelua në vitin 2019 nën një marrëveshje ekskluziviteti me Euronews, rrjeti europian i lajmeve në pronësi të një kompanie portugeze e lidhur me rrethin familjar të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Kastrati ka interesa në karburant, ndërtim, turizëm dhe sigurime, përveç zotërimit të firmave koncesionare që operojnë autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Euronews u fut në Shqipëri, duke raportuar të ardhura prej rreth 214 milionë lekësh, afërsisht 1.8 milionë euro, në vitin 2020 ose rreth 5.3 për qind të tregut. Ajo akumuloi rreth 59 milionë lekë humbje, megjithatë, gjatë dy viteve të para të veprimtarisë, duke konsumuar rreth 60 për qind të kapitalit të nënshkruar.

Tregu televiziv shqiptar dominohet nga Klan dhe Top Channel, dy operatorët kryesorë me të ardhura të kombinuara që zënë rreth 63 për qind të xhiros totale të tregut.

Tregu, megjithatë, është larg të qenit transparent.

Të hënën, Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi Ylli Ndroqin, një pronar mediash në Shqipëri, për përdorimin e mediave më parë nën kontrollin e tij për të “zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve reklamuese në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media”.

Në fillim të këtij muaji, një mosmarrëveshje administrative brenda Top Channel, operatori kryesor në vend, shkaktoi një luftë fjalësh mes menaxhmentit dhe drejtorit të shkarkuar së fundmi të një emisioni të madh, ku secili akuzonte tjetrin për shantazh dhe korrupsion.

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar18 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix18 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar19 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar21 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix21 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix22 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook