Lidhu me ne

Radar

Operatorët celularë: Shteti të subvencionojë rrjetet 5G

Operatorët celularë në vend kërkojnë që zhvillimi i rrjeteve 5G në vend të subvencionohet nga shteti shqiptar.

Në procesin e konsultimit publik për dokumentin e analizës për teknologjitë e reja të mobile broadband në Shqipëri, të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), operatorët kanë hedhur idenë që pjesërisht këto rrjete të financohen me fonde publike.

Operatorët celularë kanë shfaqur shqetësime serioze për kalimin në gjeneratën e radhës 5G, për shkak të investimeve të mëdha të nevojshme në këtë proces. Mes tyre ekziston shqetësimi se abonimi i përdoruesit fundor mund të mos krijojë të ardhura të nevojshme për ta bërë rrjetin 5G ekonomikisht të qëndrueshëm. Madje, disa operatorë mendojnë se duke qenë se një infrastrukturë e rrjetit 5G në Shqipëri do të kishte një kontribut të rëndësishëm në qeverisjen më efektive, shteti duhet të jetë i gatshëm të kontribuojë me para për investimin në infrastrukturën e nevojshme.

Gjithashtu, sipas tyre, është thelbësore që në vendosjen e çmimit minimal për frekuencat, të mendohet në funksion të arritjes së qëllimeve të lidhjes digjitale: kjo do të thotë që interesi për përfitimet afatgjata sociale dhe ekonomike nga zhvillimi i brezit të gjerë 5G duhet të tejkalojë interesin afatshkurtër të Qeverisë në maksimizimin e të ardhurave shtetërore. Operatorët shprehen të shqetësuar se çmimi i lartë i ankandit mund të zvogëlojë aftësinë e tyre për të pasur kapitalin e nevojshëm për zhvillimin e infrastrukturës teknike të kërkuar 5G. Gjithashtu, ata kanë kërkuar që autorizimet e për frekuencat e teknologjisë 5G të paguhen me këste për të paktën pesë vjet.

Madje, ata rekomandojnë që Qeveria të marrë në konsideratë zbatimin e mekanizmave fiskalë për stimulimin e investimeve në zonat e thella dhe rurale, duke argumentuar se zonat rurale shqiptare kanë një kosto shumë të lartë zhvillimi dhe, në mungesë të subvencionimit nga Qeveria shqiptare shtrirja e rrjeteve 5G në zonat rurale do të kërkojë një kohë të gjatë për t’u zhvilluar. Disa operatorë shprehën qëndrimin se një ulje e tarifave të taksës së komunikimit radio prej të paktën 40% nga niveli aktual do të rriste probabilitetin e suksesit ekonomik të implementimit të teknologjisë 5G.

Tregu i komunikimeve celulare në vend po kalon një moment delikat. Në fillim të këtij viti, u finalizua shitja e operatorëve Albtelecom dhe One tek kompania hungareze 4iG. Këto transaksione pritet të sjellin brenda pak muajve një ulje të numrit të operatorëve celularë në dy të tillë, po aq sa në vitin 2008.

Hyrja në treg e operatorit të tretë dhe të katërt sollën për herë të parë një konkurrencë efektive dhe ulje të çmimeve të komunikimeve celulare në Shqipëri. Por, dy operatorët më të vegjël nuk arritën të mbijetonin dhe tregu është rikthyer në një strukturë duopoli. Pas dështimit të operatorit të katërt, Plus Communication, në vitin 2018, edhe operatori i tretë, Albetelecom Mobile po shkon drejt mbylljes dhe shkrirjes me operatorin e dytë, ONE.

Investimet e nevojshme për rrjetet 5G dhe ulja e numrit të operatorëve mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve të shërbimeve të komunikimit për përdoruesit shqiptare. Parashikohet që AKEP të shpallë garën për dhënien në përdorim të frekuencave të para të teknologjisë 5G në gjysmën e dytë të këtij viti./ Monitor

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore11 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar12 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook