Lidhu me ne

Mix

Çfarë është tofu – Ushqimi i pasur me proteina që ndihmon zemrën dhe kockat

nga AgroWeb

Tofu bëhet nga kokrrat e sojës dhe ofron një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Foto:Flickr

Tofu bëhet nga kokrrat e sojës dhe ofron një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Ky ushqim mund të sigurojë një burim cilësor proteinash, të cilat ndihmojnë zemrën dhe forcojnë kockat tuaja.

Kjo lëndë ushqyese përmban gjithashtu shumë minerale dhe vitamina e gjithashtu mund të jetë një zëvendësues i shëndetshëm i mishit të yndyrshëm.

Tofu mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të larmishme, duke siguruar lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

AgroWeb.org ju tregon se si nga ky produkt kaq i njohur mund të përfitojnë muskujt, kockat, zemra dhe i gjithë organizmi juaj.

Përfitimet shëndetësore

Është një burim i pasur proteinash

Edhe pse shumica e ushqimeve me bazë bimore nuk kanë proteina të plota, vetë tofu është një përjashtim dhe konsiderohet një ushqim me proteina të plota.

Trupi juaj ka nevojë për proteina për të ndërtuar dhe ruajtur muskujt, lëkurën dhe kockat.

Gjithashtu proteinat mund t’ju ndihmojë të ruani një peshë të shëndetshme.

Tofu mund të mbështesë shëndetin e zemrës tuaj

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës është mirë të zgjidhni burime proteinash me pak yndyrë si mish pa dhjamë, mish shpendësh dhe peshku, produkte qumështi me pak yndyrë, vezë dhe bishtajore si soja.

Për shkak se tofu është një burim i mirë proteinash, përmban pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol, ai mund të jetë një zëvendësues i mirë i mishit.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, tofu është i pasur me izoflavone, një substancë e ngjashme me estrogjenin e prodhuar nga bimët e sojës që lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Mund të ulë rrezikun e zhvillimi të kancerit të gjirit

Më parë mendohej se ushqimet e sojës mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, sepse izoflavonet janë estrogjene bimore dhe nivelet e larta të estrogjenit janë lidhur me një rrezik më të lartë të kancerit të gjiri.

Por soja dhe produket e saj, nuk përmbajnë mjaftueshëm izoflavone për të shkaktuar kancer.

Megjithatë ekspertët sugjerojnë që personat me një histori familjare ose personale të kancerit të gjirit ta konsumojnë në sasi të moderuara.

Tofu mund të forcojë kockat tuaja

Tofu siguron 30 % të vlerës ditore të kalciumit.

Për shkak se kalciumi i shtohet shpesh tofu, prandaj sasia në çdo produkt të caktuar mund të ndryshojë, kështu që kontrolloni dy herë etiketën ushqyese për përmbajtjen e saktë të kalciumit.

Kalciumi është i nevojshëm për të pasur një skelet të fortë dhe ruhet në kockat dhe dhëmbët tuaj.

Kockat tuaja arrijnë fuqinë e tyre maksimale rreth moshës 30 vjeç dhe më pas ato ngadalë humbasin kalciumin.

Por, ju mund t’i kufizoni këto humbje duke marrë mjaftueshëm kalcium në dhe duke pasur një mënyrë jetese të shëndetshme që përfshin aktivitet fizik me pesha, ecja dhe vrapimi.

Rastet kur konsumi i Tofu-s mund të jetë i rrezikshëm

Keni alergji ushqimore

Një reaksion alergjik ushqimor ndodh kur sistemi juaj imunitar identifikon një ushqim si rrezik dhe shkakton një përgjigje mbrojtëse.

Dhe soja që Tofu përmban është një nga ushqimet që njerëzit kanë më shumë alergji.

Mund të interferojë me ilaçe të caktuara

Veçanërisht tofu dhe salca e sojës, përmbajnë nivele të larta të tyraminës dhe nuk duhet të merren nëse po përdorni antidepresantë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook