Lidhu me ne

Kryesore

Berisha ‘i përgjigjet’ Ramës: Qëndrimi i kancelarit gjerman kundër Ballkanit të hapur në interes të shqiptarëve e rajonit

Ish-kryeministri Berisha ka shkruar se kancelari gjerman Scholz e kishte hedhur poshtë nismën e Ballkanit të Hapur duke vlerësuar Procesin e Berlinit.

Reagimi i Berishës vjen pasi kryeministri Rama tha më herët se Scholz nuk është mosmbështetës ndaj Ballkanit të Hapur pasi në një rast të tillë do e kishte shprehur hapur diçka të tillë.

Berisha shkruan në Facebook se qëndrimi i kancelarit gjerman është në interes të shqiptarëve, paqes, stabilitetit e integrimit të rajonit.

“Një qëndrim në interes të shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit!

Të dashur miq, dje në një konferencë shtypi me Edi Ramën, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz shprehu:

1- Mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

2- Mbështetjen e Procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal në kuadër të këtij procesi.

3- Refuzimin e prerë të Ballkanit të Hapur, Aleancës trilaterale Beograd- Tiranë -Shkup të Aleksandër Vuçiç si projekt i hegjemonisë serbe në rajon.

Miq, ju ftoj të përshëndesim këto qëndrime si interesi më i mirë i shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit në rajon dhe përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të serbomadhisë të presidentit ultranacionalist serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale Rama-Zaev në Tiranë dhe Shkup.” – shkruan Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook