Lidhu me ne

Mix

A duhet përzier uthulla balsamike me vajin e ullirit?

nga AgroWeb

A duhet ti përzieni së bashku uthullën balsamike dhe vajin e ullirit? Foto: Flickr

Uthulla balsamike dhe vaji i ullirit janë të pasur me antioksidantë që pakësojnë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Vaji i ullirit është një burim i mirë i vitaminës K dhe E apo të yndyrnave të pangopura që janë të shëndetshme.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se uthulla balsamike ka pak kalori dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Por a duhet ti përzieni së bashku? AgroWeb ju tregon një listë me vlera dhe servirjen e duhr të tyre.

Të dhënat bazë

Uthulla balsamike e pastër përgatitet nga varietetet e rrushit dhe maturohet për të paktën 12 vjet në fuçi druri.

Pas kësaj periudhe, uthulla balsamike është e errët, e trashë, me një nuancë ëmbëlsie, por e kripur në çmim.

Uthullat balsamike që përgatiten për treg masiv janë të fermentuara për një kohë të shkurtër dhe zakonisht përmbajnë përbërës shtesë që nuk ofrojnë të njëjtën shije komplekse dhe të pasur.

Ndërsa prodhimi i vajit të ullirit, sidomos i atij të virgjër kërkon presim të ftohtë dhe ullinj të një cilësie të lartë.

Kombinimi i uthullës balsamike me vajin e ullirit sipas studimeve më të fundit arrin të fuqizojë si askush tjetër vlerat e përbashkëta shëndetësore të këtyre produkteve bazë për një shëndet të shkëlqyer dhe organizëm në formë. AgroWeb.org ju fton të lexoni faktet e mëposhtme.

Vitamina E

Një lugë gjelle me vaj ulliri ofron 1.9 miligramë ose 13 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E, e cila shërben si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira përpara se ato të dëmtojnë qelizat yndyrore.

Ky funksion është mjaft i rëndësishëm sepse acidet yndyrore mbështesin sistemin imunitar dhe e transportojnë kolesterolin në gjak në mënyrë të sigurt.

Yndyrnat krijojnë një sistem mbrojtës për lëkurën që shënjestrohet gjithnjë nga radikalet e lira të formuara nga ekspozimi në rrezet ultravjollcë.

Mbajtja nën kontroll e peshës

1 lugë gjelle më uthull balsamike përmban vetëm 14 kalori. Ajo mund të ulë sheqerin në gjak pas ngrënies dhe ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Për më tepër, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, ajo ndalon shtimin në peshë që ndodh kur sheqernat shtesë akumulohen si yndyrë.

Yndyrnat e shëndetshme

Një lugë gjelle me vaj ulliri përmban 119 kalori dhe 13.5 gramë yndyrë. 73% e kësaj yndyre është mono-e-pangopur dhe 10 përqind është polio-e-pangopur.

Të dyja llojet e yndyrnave ulin nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në pakësimin e inflamacionit.

Polifenolët

Uthulla balsamike dhe vaji i ullirit përmbajnë të dyja antioksidantë nga burime bimore që quhen ndryshe polifenolë.

Këto të fundit te vaji i ullirit ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit, ulin tensionin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen që bllokon enët e tij.

Të dhënat e publikuara në “Journal of Nutritional Science and Vitaminology” tregojnë gjithashtu se polifenolët në uthullën balsamike luajnë rol duke neutralizuar radikalet e lira përpara se ato të dëmtojnë yndyrnat që transportojnë kolesterolin.

Rekomandime për servirjen

Kombinimi i vajit të ullirit me uthullën balsamike është ideal për sallatat, bizelet, shpargun, brokolin dhe panxharin. Kavërdisni kërpudhat, qepët dhe brokolin me vaj dhe uthull.

Eksperimentoni me sasi të ndryshme të dy produkteve.

Në marinimin e pulës së pjekur mund të përdorni më shumë vaj dhe më pak uthull balsamike.

Në rast se dëshironi të gatuani karrota, zieni një sasi më të madhe të uthullës balsamike deri sa të pakësohet ndjeshëm dhe më pas shtoni vajin e ullirit dhe karrotat./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix20 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix20 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix21 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar22 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix22 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix22 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix22 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar23 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar23 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook