Lidhu me ne

Radar

Saimir Korreshi: Ngritët çmimin e plehut që të mbillen serat hashash, qytetarët hanë 30 ditë groshë

Korreshi: Ngritët çmimin e plehut që të mbillen serat hashash, qytetarët hanë 30 ditë groshë

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka sjellë shqetësimet e banorëve të zonës së tij këtë të hënë në Kuvend.

Me ironinë e tij, demokrati tha se poshtë ka varfëri, por qeveria nuk e shikon. Korreshi, komentoi edhe legalizimin e kanabisit me shumë satirë. Ai thotë se serat në Lushnje që u detyruan të mbyllen për shkak të ngritjes së çmimeve të imuneve bujqësore do të mbillen me kanabis.

“Nuk e di ku jetojmë. Unë do të them tre problematikat e elektoratit tim. Kishin ca halle ata poshtë dhe një ndër ta ishte hashashi, rrija e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishin dyshime se tani vetëm gjetën mënyra si ta legalizojnë. Por njerëzit një gjë kishin të mirë të paktën të na mpijnë trutë dhe të harrojmë dy të tjerat çmimet dhe fukarallëkun.

Ju thoni kemi bërë rritje ekonomike. Rritja e çmimeve te ju është bërë si ajo vallja tre hapa para dy mbrapa. Poshtë ka fukarallëk. Burra që dalin dhe numërojnë pllakat e trotuarëve. Nuk ju del të ulen në kafe, ju keni marrë dinjitetin.

Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Lushnjes pihet hashash. E ngritën plehun, prandaj u mbyllën serat që të liheshin bosh për hashash. Hanë grosh 30 ditë, i ziejnë në kazan ushtrie. Këtu ka arritur fukarallëku. Nuk e di çfarë paketash keni bërë, por të gjithë ata që ju dhanë votën më 6 mars, për atë 30 mijë lekëshin u keni bërë presion. Fukarallëku ëhstë ulur në gjunjë këmbë kryq dhe po pret që ju ti hidhni koren e bukës”, tha ai

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar7 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix7 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore8 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook