Radar
Andi Bushati: Gjermania ia përplasi në fytyrë Ramës ‘Ballkanin e Hapur’
Analisti Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama nuk mori asnjë përkrahje konkrete për hapjen e negociatave dhe aq më pak për Ballkanin e Hapur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani.
Në emisionin Shock në Euronews Albania Bushati theksoi se fjalët e kancelarit gjerman ishin të zbehta lidhur me çështjen e negociatave, edhe pse sipas tij i dha një lavdërim të pamerituar Ramës në luftën kundër korrupsionit.
“Rama mori një lavdërim të pamerituar por për gjëra të rëndësishme si hapja e negociatave dhe Ballkani i Hapur i është përplasur dera në fytyrë. Rama thotë që Ballkani i Hapur ka mbështetjen e BE, Gjermanisë, SHBA, por nga sa duket atje, kjo nuk është e vërtetë. Sot u mbushën të gjitha mediat me një foto të fansave gjermanë që i marrin autografe Ramës. Po të kishte një lajm të madh nga takimi do potenconte në mediat e veta këtë, jo një gjerman fans të Ramës”, tha Bushati.