Lidhu me ne

Mix

Shtatë restorante në Tiranë ku mund të hash lirë dhe mirë

5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve - inCity

Një ditë kapa veten duke ngrënë një sufllaqe (vegjetariane, por sërish sufllaqe) dhe sapo mbarova u betova që s’do të ha më kurrë gjëra të tilla. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Tani e tutje do të ha vetëm ushqime të bëra mirë, të shëndetshme, që s’të vjen turp t’ua tregosh njerëzve. Njihni ndokënd që tha me gojën plot ‘hëngra sufllaqe për drekë’? Sigurisht që jo.

Problemi qëndron se ushqimi i shpejtë është i lirë. Kaq i lirë sa të tundon çdo herë. Në fakt, për një shtesë qesharake parash mund të hani në restorant me thikë dhe pirun, në vend të kunjave të dhëmbëve që të japin në fast food. Kush ndjen nevojën të kursejë, por edhe të llastojë veten, të lexojë më poshtë.

L’Osteria Restaurant

L’Osteria ndodhet pranë Pazarit të ri dhe ka kuzhinë të shkëlqyer italiane. Ndoshta nuk është më i liri në këtë listë, por menutë ditore ia vlejnë çdo qindarkë. Variojnë rreth 500-lekëshit dhe zakonisht përfshijnë supë ose sallatë, një pjatë kryesore me pasta dhe një pjatë anësore me mish.

Garage Tirana

Menuja ditore e Garage Tirana është pak a shumë e ngjashme me atë të L’Osteria. Përfshin një antipastë, një pjatë kryesore (zakonisht pasta) dhe një pjatë anësore me mish. Kushton 500 lekë. Patatet dhe hamburgerët e këtij pub-restoranti lëvdohen shumë, po ashtu dhe atmosfera dhe pijet.

Pastaria

Një ndër restorantet më popullore në Tiranë momentalisht, Pastaria ka raportin më të mirë cilësi-çmim. Menuja është e pasur me një numër të konsiderueshëm pastash dhe një vakt i plotë për një person kushton mesatarisht 600 lekë. Pjatat janë të bollshme dhe të freskëta Shërbimi taksi është gjithashtu i shpejtë.

E Jona

Në zemër të Bllokut, E Jona është mjeshtre e pjatave të lira që duken dhe shijojnë si të shtrenjta. Mëngjesi dhe silla janë perfekte në oborrin nën diell dhe vaktet e tjera gatuhen gjithmonë ashtu si duhet. Sallatrat janë relativisht të lira dhe të plota, po ashtu edhe pastat e ditës.

Pizza Time

Që nga emri, specialiteti i këtij restoranti janë picat, por jo vetëm. Sanduiçët kanë nam të mirë dhe janë të lirë. Supat dhe sallatrat gjithashtu. Ju rekomandojmë bukën me djathë të shkrirë, që ka bërë gjithë zyrën për vete.

Greeny

Gjetëm graalin e shenjtë: një restorant që ka seksion vegjetarian dhe vegan në menu. Kur ha tek Greeny të duket sikur ke sjellë tërë jetën në terezi. Rekomandojmë sallatrat, lëngjet e frutave dhe pitet e mbushura. Për ushqimet e rekomanduara çmimet variojnë nga 250-500 lekë.

Grand Cafe de Paris

Mëngjes dhe kafe fantastike. Në dimër, për mëngjes shërbejnë trahana me vaj ulliri, shoqëruar me djathë dhe çaj. Ndërsa në verë, sallatë fshati me bukë thekre të thekur me vaj e kripë. Është si të hash në shtëpi, thjesht bërë më mirë. Gatimet e mëngjesit janë të lira, nga 150-300 lekë.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar6 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix9 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix9 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix9 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix9 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar9 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix9 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix10 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix10 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook