Lidhu me ne

Gatime

Receta ëmbëlsire / Biskota gjalpi me bajame, gati në 15 minuta

Biskotat e shijshme mund të konsumohen kurdo gjatë ditës.

Ju mund t’i shijoni ato në mëngjes me kafe, çaj apo qumësht për të vegjlit tuaj, por nga ana tjetër ato janë edhe ëmbëlsira perfekte për t’u shijuar pas drekës apo pasdite me të afërmit.

E tillë është edhe receta e sotme! Të përgatitura me gjalpë të freskët dhe me bajame të thërrmuara, këto biskota vërtet do t’ju shkrihen në gojë që në kafshatën e parë.

Ndiqni me vëmendje hapat e shpjeguar në recetë dhe në vetëm 15 minuta ju do të keni mbushur shtëpinë me aromë mahnitëse e ndjellëse e cila do të tërheqë që të gjithë pranë tryezës.

Përbërësit
2 vezë të plota dhe 1 e verdhë

150g sheqer

150g gjalpë

150g bajame të thërrmuara

lëkura e një limoni

450-500g miell

1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira

Përgatitja 
Në një tas thyeni dy vezët e plota dhe shtoni edhe të verdhën tjetër. Përziejini ato me rrahësin elektrik bashkë me sheqerin derisa të krijoni një krem të plotë dhe me ngjyrë të verdhë të lehtë.

Ndërkohë shkrini gjalpin dhe pasi të jetë ftohur e shtoni tek vezët dhe sheqeri i tretur. Shtoni tani bajamet e thërrmuara, lëkurën e limonit të cilën duhet ta grini sa më hollë, dhe përziejini mirë.

Shtojmë pluhurin pjekës tek tasi i miellit dhe shtojmë miellin pak nga pak në tasin me vezë i përziejmë mirë me dorë deri sa të na formohet një brumë paksa i trashë.

Marrim copëza brumi pa i dhënë formë të rregullt dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Vendosim tepsinë me biskota në furrë të parangrohur në temperaturë 165 gradë Celsius për 15-20 minuta sa të zverdhen.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook