Lidhu me ne

Mix

Me kë duhet dhe nuk duhet të lidhemi sipas shenjës së horoskopit

Importance of Couple Compatibility Test for a Successful Relationship

Të gjesh shpirtin binjak ndonjëherë është e vështirë, prandaj është mirë të shohësh se çfarë thotë universi. Sipas shenjave të horoskopit këto janë kombinimet më të mira dhe më të këqija në dashuri:

Dashi

Kombinimi perfekt:

Femrat të lindura në shenjën e Dashit janë të forta. Shqigjetari është një shenjë me energji të njëjtë çka e bën jë partner të mirë për të. Të dy pëlqejnë të jenë aktiv dhe social dhe jeta së bashku do jetë plot kënaqësi.

Kombinimi i gabuar:

Femrat e shenjës së Dashit janë lidere të vërteta për këtë arsye kanë tendencën të përplasen me Virgjëreshën që ka po të njëjtat ambicie.

Demi

Kombinimi perfekt:

Femrat në shenjën e Demit janë të forta emocionalisht, të pavarura dhe besnike. Ato janë gjithashtu të veçanta dhe kërkojnë të njëjtat cilësi te të tjerët. Për këtë arsye, Demi mashkull është partneri ideal i femrave në këtë shenjë.

Kombinimi i gabuar:

Shigjetarët meshkuj kanë tendencë të mos përputhen me femrat e lindura në shenjën e Demit. Shigjetari njihet si shenja më e kujdesshme e horoskopit ndërsa Demi shenja më aventuriere, çka nuk shkojnë mirë bashkë.

Binjakët

Kombinimi perfekt:

Femrat Binjake kanë tendencën të jenë pa implikime dhe të lira por besojnë në dashurinë e vërtetë. Partneri ideal është Peshorja. Të dy shkojnë shumë mirë bashkë, duke mos e bezdisur njëri-tjetrin.

Kombinimi i gabuar:

Marrëdhënia mes Peshkut mashkull dhe Binjakët femra duket plot probleme. Peshqit janë sensitiv ndërsa Peshorja ka tendencën të jetë më pak emocionale.

Gaforrja

Kombinimi perfekt:

Femrat e shenjës së Gaforres janë shumë interesante. Edhe pse janë të kujdesshme ato mbeten vulnerable dhe dashurojnë shumë fort. Femrat Gaforre shkojnë shumë mirë me Demin pasi të dy kanë nevojë për siguri.

Kombinimi i gabuar:

Ujori preferon argëtimin dhe larminë çka nuk shkon mirë me kërkesat e Gaforres për paqe dhe siguri.

Luani

Kombinimi perfekt:

Luani femër është shenjë karizmatike dhe me vetëbesim. Luani dashuron ta dashurojnë dhe për këtë arsye kombinon shumë mirë me Binjakët meshkuj që dinë se si t’i bëjnë të ndihen vërtet special.

Kombinimi i gabuar:

Femrat e shenjës së Luanit nuk shkojnë mirë me Ujorin mashkull. Të dyja janë shenja konkurruese dhe shpesh rezulton me sfida mes njëri-tjetrit. Për më tepër, të dyja shenjat kanë xhellozi të thekusar.

Virgjëresha

Kombinimi perfekt:

Bricjapi mund të jetë një partner perfekt për femrën Virgjëreshë. Të dyja shenjat kanë tendencën të ndajnë shumë të përbashkëta, Të dy janë inteligjent dhe punojnë fort por më e rëndësishmja të dyja shenjat shohin njëra tjetrën në sy për çdo situatë në marrëdhëien e tyre.

Kombinimi i gabuar:

Shigjetari pëlqen të gjuajë por Virgjëresha kërkon stabilitet. Shpesh Virgjëresha femër ofendohet nga veprimet e Shigjetarit. Këto dy shenja nuk shkojën fare mirë bashkë.

Peshorja

Kombinimi perfekt:

Femrat e shenjës së Peshores janë të orientuara nga qëllimet e tyre dhe e dinë shumë mirë se çfarë duan, çka e bën një partner të përshtatshëm Luanin. Të dyja shenjat janë shumë besnike dhe tepër romantikë.

Kombinimi i gabuar:

Kombinimi më i keq për Peshoren është Gaforrja të cilët janë persona me humor të luhatur dhe emocionalë. Peshorja kërkon një lidhje intelekuale dhe në një nivel emocional më të lartë.

Akrepi

Kombinimi perfekt:

Akrepi mund të jetë i qetë por edhe intens. Për këtë arsye kombinon shumë mirë me Luanin. Luani është gjithashtu i aftë për ta ndihmuar akrepin të përballet me situata melankolie, të cilat i kalon shpesh.

Kombinimi i gabuar:

Akrepi dhe Binjakët kanë dy këndvështrime shumë të ndryshme për jetën dhe dashurinë. Kur vjen puna te dashuria Binjakët kanë nevojë për hapësirë dhe përkushtim, që për Akrepin mund të jetë pak e vështirë për t’ia ofruar.

Shigjetari

Kombinimi perfekt:

Kombinimi më i mirë është me Dashin. Dashuria për njëri-tjetrind he optimizmi që i karakterizon e bën lidhjen mes tyre shumë pozitive plot gëzim dhe lumturi.

Kombinimi i gabuar:

Demi dhe Shigjetari janë dy ekstremet e një spektri. Ata nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta çka e bën shumë të vështirë të përshtaten në një lidhje. Demi nuk merr përsipër sfida ndërsa Shigjetari e bën një gjë të tillë me shumë komoditet.

Bricjapi

Kombinimi perfekt:

Një lidhje dashurie mes Bricjapit dhe Virgjëreshës është një kombinim i zgjuar, në fakt këto dy shenja ka mundësi të jenë shpirti binjak i njëri-tjetrit. Të dyja shenjat kanë shumë gjëra të përbashkëta, janë racional dhe shumë të organizuar, punojnë fort dhe me përgjegjësi. Për më tepër këto dy shenja kërkojnë mbështetje dhe inkurajim çka mund t’ia japin shumë mirë njëri-tjetrit.

Kombinimi i gabuar:

Bricjapi dhe Luani janë një përputhje e gabuar. Për shkak se Luani është shumë aventurier dhe energjik, ndërsa Bricjapi është natyrë e qetë dhe shtëpiake, këto dy shenja nuk shkojnë shumë mirë bashkë.

Ujori

Kombinimi perfekt:

Shigjetari dhe Ujori janë dy shenja që kombinohen shumë natyralisht. Të dy shenjat kanë një mature për çdo veprim në jetë dhe kanë tendencën të mos e lejojnë veten të drejtohen nga emocionet. Të dy shenjat janë energjikë, plot çiltërsi dhe aventurierë, çka i bën ata një çift shumë perfekt.

Kombinimi i gabuar:

Ujori dhe Akrepi nuk ka gjasa të shkojnë mirë bashkë. Akrepi është dominues dhe shpesh herë posesiv çka nuk shkon mirë me lirinë që kërkon ujori.

Peshqit

Kombinimi perfekt:

Peshqit shkojnë tmerrësisht shumë me Gaforren sepse janë shenja uji. Të dyja shenjat janë sensitive të dhimbsura dhe kanë një afrimitet aq të madh sa që shpesh mund të përfundojë në martësë. Peshqit janë të aftë të sjellin ide kreative ndërsa Gaforrja ka aftësinë t’i realizojë ato. Romanticiteti mes tyre është i denjë për novela dashurie.

Kombinimi i gabuar:

Peshorja është shpesh i papërshtatshëm për femrën në shenjën e Peshqve. Edhe pse tërhiqen ndaj njëri-tjetrit, lidhja nuk ka gjasa të zgjasë shumë. Peshqit kanë tendencë të jenë të ndjeshëm ndërsa peshorja mund të shkaktojë shumë argumenta që i lëndojnë ndjenjat Peshqve.

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix2 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix3 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar4 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix4 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix5 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore5 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore8 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar8 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook